Diaspora Google Hangout
Sfidat, opinionet, rekomandimet
Organizata jo-qeveritare GERMIN organizon disktutimin virtual me anëtarët e diasporës më 16 shkurt 2017
Takimi online me diasporën realizohet në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që synon që të krijojë bashkëpunim mes komuniteteve që jetojnë jashtë vendit dhe institucioneve publike në Kosovë, dhe të avokojë për të drejtat politike dhe sociale për diasporën.
Ky diskutim në Google Hangout do të jetë takimi i parë nga një seri takimesh që kanë për qëllim angazhimin e diasporës në proceset politikëbërëse në vendet e tyre të origjinës. Qëllimi i këtij takimi është që t’i mbledhim përfaqësuesit shqiptarë nga vendet e ndryshme të botës, të cilët i takojnë botës së biznesit dhe shoqërisë civile. Në këtë takim virtual do të diskutojmë mbi rolin e mërgatës dhe potencalin e saj për t’u përfshirë në proceset politikë bërëse në Kosovë.
Tema e cila do të diskutohet është: Cili është roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë?
Panelistët e ngjarjes janë: Lulzim Syla(Gjermani), Brikena Muharremi(Angli), Bashkim Hazizaj(Luksemburg), Rukije Kondaj(Kanada), Osman Osmani (Zvicër), Amet Gjanaj (Belgjikë), Lindita Fetiu-Sina(Austri) dhe Arbër Bullakaj (Zvicër). Moderator i takimit është Alban Pruthi (Washington D.C), ndërsa Liza Gashi nga GERMIN do të prezantoj iniciativën Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës.
Ngjarja ndodh në disa vende të botës dhe ky është orari: Washington D.C 12:00, Londër 17:00, Prishtinë 18:00 dhe Zvicër 18:00.
Takimi është publik dhe mund ta ndiqni direkt në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=Z1Nugvjodfw
E mirëpresim kontributin tuaj në këtë takim përmes pyetjeve dhe sygjerimeve. Nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth kësaj ngjarje, na kontaktoni në info@germin.org ose në Facebook (Germin).
Ky grant është financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), Ministria e Punëve të jashtme daneze (DANIDA)dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).