Si edhe në çdo feste me karakter kombëtar edhe kësaj radhe në qytetin Ostermundigen të kryeqytetit helvetik (më 18 shkurt 2023) pasoi një program tejet masiv e cilësor nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” dhe Shkollës Shqipe të këtij lokaliteti në rrethinën e të cilit jeton dhe vepron një komunitet tejet dinamik e veprues shqiptar me prejardhje nga të gjitha trojet etnike.
Me keqardhje nuk munda të marr pjesë në këtë manifestim, sepse ma parë kisha konfirmuar pjesëmarrjen te një shoqatë tjetër kulturore, por megjithatë mendjen e kisha në Ostermundigen, ku zakonisht shoqata “Bashkimi”, që drejtohet nga Sead Surdulli bashkë me shkollën shqipe që drejtohet nga një mësuese shembullore, siç është Ida Jashari. Përndryshe në tëra këto aktivitete bëhet një punë e mirë kolektive ku paralelisht angazhohet edhe kryesia e shoqatës si dhe mësuesit e prindërit që jetojnë dhe veprojnë në këtë lokalitet.
Bashkëpunimi midis kësaj shoqate e shkolle, është një shembull që duhet ndjek edhe nga lokalitet tjera në mënyrë që edhe me pika të programit ta ndihmojnë dhe plotësojnë njëra tjetrën.
Gjatë kësaj mbrëmjeje festive në qendrën, Kulturzentrum Tell, ku mori pjesë edhe sekretari i Ambasadës së Republikës së Kosovës Gjenis Haxhimehmeti, të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse iu drejtua kryetari i Shoqatës “Bashkimi”, Sead Surdull, i cili foli edhe për rëndësinë e kësaj date historike, siç është dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Më pastaj programi i ngjeshur vazhdoi me këngë, valle recitime, ku u shqua edhe drama skenike “Thuprat e Skënderbeut”, që u luajt nga ana e nxënësve, por që nuk mungoj në program edhe Kori i Nënave , që vepron me sukses në këtë anë.
Përndryshe pjesë e programit muzikor ishin Xhemail Murtishi, lbish Shala, Sead Rexhepi, Teki Zulfija, Samira dhe Jasmina Asani, Agron lslami, Alen Aliu, Abedin Bimbashi, Amir Asani, Bajram Sopi, Mirsim Aliu, Oliver Dushi, Gentian Surdulli, Kori i nënave i udhëhequr nga Esmerlda Primano.
Me një fjalë çdo program që organizohet në Ostremundigen nga ana e shqiptarëve pikësynim dhe taban ka punën e vazhdueshme në ruajtjen dhe kultivimin e traditës, kulturës dhe mbi të gjithave ruajtjen e gjuhës shqipe. Ndaj edhe është për tu përshëndet çdo aktivitet dhe manifestim në këtë drejtim.
Gjatë këtij programi kryetari Sead Surdulli u ndau mirënjohje gjithë atyre që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e shoqatës “Bashkimi” dhe të shkollës shqipe në këtë anë.
( Fotot nga ana e organizatorëve dhe realizatorëve të programit)



































