Biskota të mbushura me mollë

Fillimisht, i qërojmë 3 molla të mëdha dhe i presim në copëza të vogla, i hedhim në tigan, sipër ia shtojmë një filxhan qaji sheqer dhe 1 lugë të mesme kanellë. I fërgojmë, ndërkohë që në një gotë me ujë të vluar hedhim një pako rrush të thate dhe i lëmë të qëndrojnë për 10 minuta. Mollët i përziejmë vazhdimisht dhe pas 10min i shtojme rrushin. Vazhdojmë ti përziejmë derisa të jetë bërë një masë e karamelizuar dhe është gati.

Për brumin na nevojiten 3 copa margarinë(rreth 100gr), 1 filxhan kos, 1 filxhan vaj, 1 të kuq të vezës, 1 sheqer vanilje, 1 pluhur për pjekje dhe 3 gota të mëdha miell. Pasi ta përfitojmë masën e brumit e ndajmë në tri pjesë dhe secilën pjesë e zgjatim si në foto. E shtypim me gishta, pastaj me tëhollues dhe në mes i vendosim mollat. E mbështjellim, e prejmë në copëza të vogla dhe i rendojmë në tepsi.
Duhet të piqen në furrë 180 gradë për afro 30-35 min. Pasi të piqen i lëmë të ftohen dhe i hedhim sipër sheqer pluhur.
Shumë të shijshme për ta shoqëruar kafen.