Mbuzati i Jul Varibobës, që ruan të gjallë gjuhën, traditën dhe shpirtin arbëror

 

Mbuzati (it: San Giorgio Albanese), që emri i tij në gjuhën arbëreshe rrjedh nga mbiemri “Buza” që i përket atij që supozohet se drejtonte grupin e mërgimtarëve të parë shqiptarë që arritën këtu.- Në 23 Prill 2019 isha për të parë në Mbazat, që është vendlindja e shkrimtarit të njohur arbëresh Jul Variboba (1724-1788), njëherësh ish- rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano- – Gjatë vizitës, festohej dita Shën Gjergji i Math, me pjesëmarrjen edhe të një bande të madhe saksofonistësh. 

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në vazhdën e prezantimit të katundeve arbëreshe, këtë të hëne, portali ynë prointegra ju njofton me vendlindjen e shkrimtarit Jul Variboba, San Giorgio Albanese (në gjuhën arbëreshe: Mbuzati ), që është një qytet me 1553 banorë (që nga 30 qershor 2012) në provincën e Cosenzës në Kalabri. Ishte vërtetë një mbresë e veçantë, kur në hyrje të Mbuzatit të pret një tabelë me mbishkrimin: “Mirë se erdhëtit MBUZAT bashkësi arbëreshe”.
Dhe gjatë ecjes me plot kureshtje nëpër këtë qytezë i shoqëruar nga Sherif Dakaj, kryetari i ansamblit “Rinia” në Zvicër, me të arritur në shesh, para bashkisë së qytetit si edhe në shumicën e fshatrave arbëreshe, edhe këtu hasëm në bustin e kryetrimit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Diku rreth 200 metra më tej në një shesh tjetër ndodhej busti i Jul Variboba (1724-1788), prift dhe shkrimtar i njohur arbëresh dhe ish rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano, ku edhe në vitin 1762 botoi veprën “Gjella e Shën-Mërisë Virgjër”- një vepër e hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta në poemën e gjatë.

Mbuzati, që emri i tij në gjuhën arbëreshe rrjedh nga mbiemri “Buza”

Sa i përket vet Mbuzatit, ai ka një sipërfaqe prej 22 km katrorë dhe është në një lartësi prej 420 m mbi nivelin e detit, ndodhet në shpatin verior të Sila Greca, në një kodër me pamje nga lugina e Kratit dhe fusha e Sibarit, midis dy luginave, rrëzë Serra Crista d’Acri. Mbuzati, emri i tij në gjuhën arbëreshe rrjedh nga mbiemri “Buza” që i përket atij që supozohet se drejtonte grupin e mërgimtarëve të parë shqiptarë që mbërritën në sit. Kostum gala për gratë e San Giorgio Albanese. Përdorimi i kostumit gala mbetet i gjallë në periudha të veçanta. Kjo, përveç që vishet për dasma, për festat fetare si “Vallje”, e Dielën e Pashkëve ose ditën e Krishtlindjes. E njëjta gjë në të kaluarën është përdorur edhe për të varrosur gruan. Kjo është shumë e përpunuar, e bërë prej mëndafshi dhe sateni dhe me qëndisje të dukshme në fije ari dhe argjendi.

Mesha e përcjell me këngë të vjetra arbëreshe

Gjatë vizitës më 23 Prill 2019, pamë sesi i tërë Mbuzati at ditë ishte vesh me petkun festiv, sepse Festa e Shëngjergjit është një kremte e hershme tradicionale që tubon të madh e të vogël në këngë e në valle, por edhe në një meshë të përbashkët, ku marrin pjesë me kostume të vjetra edhe grupet artistike. E këtu atë ditë shquhej ansambli “Shpirti arbëresh”, i përberë nga mosha të reja por edhe të vjetra, grup ky që ditë më parë për herë të parë ishte edhe në Kosovë.
Në Mbuzat, përdorimi i kostumeve tradicionale shqiptare është ende gjallë në festat e veçanta fetare. Kostumet tradicionale të San Giorgio Albanese dallohen nga komunitetet e tjera Arbëreshë nga “pandera”, një rrip origjinal. Embroideries, zakonisht me lule, e platformës janë shumë të kërkuar pas dhe të bollshme në madhësi.
Por atë ditë në të qëndisurat e artisteve nuk mungonte as shqiponja dykrenore, si edhe në jelekët e burrave të grupi “Shpirti arbëror”. Por si në rrallë ndonjë fshat tjetër përgjatë rrugëve të Mbuzatit jehonin tinguj e lartë të grupeve të saksofonistëve të moshave të ndryshme, që e bënin festën edhe më madhështore dhe i jepnin formën e një spektakli të vërtetë.

Një historik i shkurtër për Mbuzatin

Mësojmë se San Giorgio Albanese ( Mbuzati në Arbëreshë) është një qytet italian prej 1.389 banorësh, këtu nëkrahinën e Cosenzës në Kalabri dhe se është themeluar rreth vitit 1470 nga refugjatët shqiptarë dhe që edhe më tej ruan gjuhën Arbëreshe, ndërsa në aspektin fetar- ritin bizantin. Por edhe zakonet tradicionale.
Sa i përket emrit, shqiptarët e Italisë e njohin atë si Mbuzat (Buza), e cila shqiptohet “Mbusat”]. Emri, sipas të dhënave të këtushme, është me prejardhje nga Buza (shqiptuar Busa), e që ndërlidhet me një familjari i cili me sa duket ui përkiste grupit të parë të mërgimtarëve shqiptarë që arritën në vend.

Pritje e ngrohtë me simpati e dashuri për plisin dhe Kosovën

Gjatë vizitës sime me Sheriuf Dakajn , kryetarin e ansamblit “Rinia” nga Zvicra, u përpoqëm të kapim çdo gjë me objektivat e kamerave tona. Pamë se rrugët e Mbuzatit karakterizohen nga gjitonia (në gjuhën shqipe fjalë për fjalë “lagja”) e që paraqet një përzierje urbane të jetës shoqërore, të përshkuar me një atmosferë shumë miqësore. Sa askush nuk refuzoi të fotografohej me ne, përkundrazi si kuptonin që jemi me prejardhje nga Kosova ishin edhe më miqësor me ne.

Hasëm gjithashtu edhe në njerëz të moshuar që të ulur në shkallë apo ulëse të gjata që bisedonin ngrohtësisht mes veti. Zakonisht vendasit kanë interesim për qeleshet shqiptare që barten në trojet etnike, të cilat gjithnjë e më shpesh po barten edhe nga anëtarët e grupeve të këtushme artistike, ndaj edhe na pyesin se a u kemi sjell ndonjë?!. Por në vend të qelesheve, kryetares së grupit të këtushëm artistik i dhurova librin tim: “Shtegtimet e një gazetari”, në shenjë mirënjohje që ajo vjet gjatë një organizimi të një vizite të arbëreshëve në Kosovë ishte në mesin e tyre. Madje unë e kisha pas harruar po të mos më përshëndeste ajo aq përzemërsisht!