Të shtunën më 13 Maj, nga ora 18:00-20:00, në Restorantin «VOTRA» (Isabelle-de-Montolieu 113, 1010 Lausanne), do të mbahet një event me një rrëfim rënqethës nga e kaluara e lavdishme, e cila përcjell plot dhimbje, emocion dhe krenari…
Trilogjia e autores Alketa Gashi Fazliu e cila do të promovohet para jush, në Lozanë të Zvicrës do të sjell një emocion të thellë brenda çdo njërit, që zhurma e heshtjes do të na shurdhojë…
Rrëfim nga 15 nëna të dëshmorëve të Kosovës, të cilat do të tregojnë historit e tyre rënqethëse, mes lotëve dhe trishtimit do të të pasyrojnë pjesë nga realiteti stërmbushur me të bëmat dhe hjekat e asaj periudhe.
15 zemra do të flasin për një popull të tërë…histori tragjedie të padëgjuar më parë…
Ejani dhe mësojini pjesë nga e kaluara jonë e lavdishme, e cila triumfon në dhimbje dhe krenari.
Hyrja falas për të gjithë.