Artisti ynë Gazmend Freitag shënon të arritura tjera të radhës në Austri

Në ditët e fundit, artisti i famshëm nga Linz-i i Austrisë, Gazmend Freitag, pos tjerash realizoi edhe një projekt social e emocionues.

Ai me këtë rast portretizoi banorët e moshuar të një shtëpie pleqsh të qytetit të Linz-it, ku më pas hapi edhe një ekspozitë me pikturat e të moshuarve në fjalë. Artisti ynë Gazmend Freitag vazhdon të na befasojë gjithmonë e më shumë me angazhimin e tij krijues dhe me laramaninë e tij artistike.

Për ketë projekt social dhe krijimtari emocionuese shkroi magazina prestigjioze e “Bundeslandit Oberöstrerreich” në në faqe të tërë të saj duke e tirulluar shkrimin me linjat jetësore.