Pas takimit informativ rreth Covidit të së premtes nga Dr.Florim Cuculi, nga pozita e kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, në emër të Rrjetit ju bëj thirrje të gjithë afaristëve shqiptarë në Zvicër, e në veçanti në Zvicrën Qendrore që të marrin seriozisht Covidin dhe të bëhen të kujdesshëm në masat rreth saj, sepse në opinion ka ngjarje që i shohim me sytë tonë duke humbur të dashurit tonë pa marr parasysh a është aktualiteti realitet apo konspiracion.
Ju bëjmë thirrje afaristëve që të marrin seriozisht thirrjet apo këshillat e mjekëve, që sugjerojnë për momentin vaksinimin si alternativ ngadalësimi apo mbrojtje nga virusi Covid, por gjithashtu edhe nga viruset tjera të rregullta sezonale që i njohim.
Afaristët që kanë dëshmuar me sukses në menaxhimin e kompanive të tyre, kemi besimin se do të menaxhojnë edhe kalimin e këtij Covidi, në mbrojtje të shëndetit të tyre bashkë me gjithë punonjësit e tyre. Ne vlerësojmë punën tuaj, imazhin e juaj, prandaj kemi sytë po ashtu nga shëndeti juaj si afaristë sepse e gjithë ekonomia varet nga afaristët e në veçanti te ata në trojet tona shqiptare.
Ju urojmë shumë shëndet dhe suksese në biznes
Me respekt, Rrjetit të Bizneseve në Zvicrën Qendrore
Kryetar Florim Useini