A do të bëhet Kosova pjesë e guidës ballkanase?

7

Edhepse Kosova disa herë është përfshirë në lista të vendeve që duhen vizituar, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë interesim të vecantë nga institucionet përkatëse që ta promovojnë turizmin e vendit tonë.

Në vitin 2011, prestigjiozja “Neë York Times”, e ka përfshirë Kosovën ndër 41 vendet që duhen vizituar, ndërsa tani Kosova kërkon që të bëhet pjesë e guidava ballkanase. Për këtë arsye, 70 operatorë do ta vizitojnë Kosovën dhe vendet e saja më të pasura më bukuri natyre, në mënyrë që të vlerësojnë se cfarë ka ky vend për ti treguar botës.

Ky grup, ka vizituar Prishtinën dhe Prizrenin deri më tani dhe janë deklaruar të mahnitur nga pasuritë dhe bukuritë natyrore që kanë parë. Ndërsa i ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme pritja e popullit, ngrohtësia e tyre dhe mënyra e jetesës në bashkësi.