Kuptimësia e nocionit “Dashuri”
Dashuria është dritë që zemrën e bashkon,
fjalë e lirë që shpirtin e ndriçon;
është afërsi, ndjenjë pa kufi,
mister i thellë që s’e shpjegon njeri.
Dy zemra që rrahin në një harmoni,
gjejnë gjuhën e shpirtit — quhet dashuri;
me respekt, sinqeritet e mirëkuptim,
ajo bëhet jetë, bëhet bekim.
Në thelb është e thjeshtë, sado duket mister:
të duash me shpirt, pa kushte e pa tjetër vlerë;
të jesh dritë për tjetrin në çdo vështirësi —
kjo është kuptimësia e fjalës dashuri.
Xh.H.



















