Tri ditë trojeve shqiptare me ekipin e « prointegrës »

Pikat kulturo-turistike e historike ishin cak i vizitave nga një ekip i Platformës, “prointegra.ch”, në përbërje Osman Osmani, president i kësaj platforme, Hazir Mehmeti bashkëpunëtor nga Austria; Bedri Tahiri, bashkëpunëtor nga Kosova dhe Rexhep Rifati, gazetar në Zvicër.- Cak i vizitave ishin Rugova, qyteti i Bajram Currit bashkë me Dragobinë, Valbonën dhe Kullat e Tropojës, si dhe Shkodra, Qendra Ndre Mjeda në Kukel si dhe Memoriali Skënderbeut në Lezhë bashkë me Muzeun etnografik në këtë qytet.- Ditëve në vazhdim do tu sjellim shkrime nga këto udhëtime të shoqëruara me foto origjinale!  

Teksti e foto: Rexhep Rifati

Misioni i portalin prointegr.ch është që ti prezantojmë sa më shumë dhe së më mirë trojet tona etnikë, që të njihen më në hollësi mërgimtarët tanë që nuk kanë mundësi ti vizitojnë ato, e sidomos fëmijët e tyre që të shohin se ç`vende të bukura ka në trojet e baballarëve apo gjyshërve e stërgjyshërve të tyre,

Ndaj edhe këto ditë të nxehta gushti me shpenzime personale të gjithë anëtarët e  këtij ekipi bënë këtë udhëtim, me dëshirën që tu afrojmë sado pak kënaqësi të gjithë atyre që janë të lidhur me trojet e të parëve pavarësisht se në cilën pikë të globit jetojnë.

Cak i parë më 1 gusht ishin shpatinat magjepse të Rugovës ku u zhvilluan Lojnat tradicionale “Rugova 2021”, që kanë një traditë 30 vjeçare, nga edhe në vijim do tu sjellim pamje që magjepsin si nga natyra e virgjër e këtyre anëve ashtu edhe nga loja autoktone përplot origjinalitet e bukuri. Dhe do të vazhdojmë me udhëtimet në qytetin Bajram Currit bashkë me Dragobinë, ku edhe ndërroi jetë Plaku i Maleve, ky tribun lirie, për të vazhduar me luginën e Valbonës që impresionon si me ujin e kthjelltë ashtu edhe me vargmalet e larta që e rrethojnë të pasuruara edhe me kanjone e lugina të gjelbëruara dhe do të vazhdojmë për pamje nga kullat e Bujanit në Tropojë, ku u kalit, besa, burrëria e trimëria, për të vazhduar me traget përmes liqenit- Fierzë- Koma, një nga perlat e freskisë dhe bukurisë së luginave ujore të trojeve shqiptare dhe vazhduar me Shkodrën, ku së voni u ngrit edhe një lapidar kushtuar Fishtës së madh dhe të nesërme me një vizitë Qendrës së poetit, humanistit dhe atdhetarit, at Ndre Mjeda në fshatin Kukel, për të përfunduar këtë udhëtim në Lezhë me Memoriali e Skënderbeut dhe një vizitë Muzeun etnografik po të këtij qyteti historik.

Ndaj edhe njoftojmë lexuesit e portalit tonë, se ditëve në vazhdim do tu sjellim shkrime nga këto udhëtime të shoqëruara me foto origjinale, që shpresojmë të jenë motiv edhe për të tjerët për ti vizituar këto vise magjepse!