Ëndrra
Mbrëmë, në gjumë, një ëndërr të ëmbël pashë,
M’u duk sikur nga qielli si kometë rashë;
Duke të përkëdhelur e puthur pa reshtur,
O më e bukura vashë, shpirt i zemrës sime.
M’u duke si qielli i kaltër me diell që ndriçonte,
Si deti me valë që bregun përqafonte;
Në shtatin tënd e në sytë e zinj
Më dukej se gjithë bukuria e botës jetonte.
Më ngjaje si Nora e Kelmendit, si një hyri,
E unë me vete thashë: u bëra trim i ri;
Të të mbaj pranë e të dehem nga dashuria,
Si nga një gotë raki që s’dua ta mbaroj kurrë.
Thashë me vete: jam zgjuar apo në ëndërr?
Është iluzion apo një e vërtetë?
Sepse për një dashuri si kjo
Njeriu do të bashkonte qiellin me tokën në jetë.
Xh. H.


















