Panairi i librit 2022 tashmë po zhvillon aktivitetet ditore, aktivitete këto që zgjasin pesë ditë.
Në vazhdën e këtyre takimeve të premten organizohet promovimi i librit „Vdekja e Omerit“ të autorit Adil Olluri, transmeton PROINTEGRA.CH.
Adil Olluri është i pranishëm në letërsinë shqiptare dhe më gjerë me libra të botuara me tregime e romane të ndryshme.
„Shtëpia botuese „Onufri“ organizon përurimin e romanit „Vdekja e Omerit“.
Përurimi do të bëhet të premten (10/06/2022), ora 15:00, në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, ku është duke u mbajtur Panairi i Librit.
Ejani ta festojmë ardhjen në jetë të një romani të ri!
U takofshim!“ ka shkruar Olluri në profilin e tij në rrjetin social facebook. PROINTEGRA.CH/



















