Më 15 prill ditën e premte, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 do të bëhet promovimi i tri librave. Këto libra lidhen me përpjekjet dhe punën shumëvjeçare për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.
30 vjet shkollë shqipe e mësimit plotësues në Zvicër (1990-2020), është libri i parë e që është botim jubilar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’ në Zvicër.
Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut – Zvicër, libri i dytë, i cili është një monografi nga autori Hamzë Morina.
Shkolla shqipe në Gjenevë është libri i tretë, që poashtu është monografi nga autori Agim Paçarizi.
Autorët e lartpërmendur mirëpresin të gjithë ata që kanë mundësi të jenë pjesë e këtij promovimi dhe bëjnë të ditur se do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të mediave e të institucioneve shtetërore.





















