Pjesa e papërfunduar në lidhje me origjinën e poemave të Homerit

Pra miti, që në vetvete nuk ka nevojë të jetë i vërtetë nga ana e historike, na jep një shembull karakteristik të zakoneve dhe traditave të atyre njerëzve të asaj kohe (130)

Si dëshmi dhe nxitje për gjurmimin e mëtutjeshëm të historisë së kulturës shqiptare duhet nënvizuar veprën e Patrick Colquhoun në bashkautorësi me Pashko Vasën. Autorët në fjalë, njëri skocez e tjetri shqiptar, nga njohuritë e tyre kanë dalë në të njëjtin përfundim lidhur me pellazgët dhe origjinën e poemave të Homerit.

Ky libër i ndarë në dy pjesë sjell argumentet bindëse në analogji me periudhën së cilës i referohen që lidhen me përdorimin e emrave të njerëzve në veprën e Homerit, ku sipas tyre këto emra duhet të kenë kuptim vetëm në pellazgjishte.

Ajo çka lë hapësirë për diskutim mbetet pjesa e papërfunduar e librit e cila do të vazhdonte po të mos ishte për vdekjen e dy autorëve. Pos përmbledhjes që i mungon pjesës së dytë, libri lë hapësirë drejt zgjerimit të tezave themelore dhe argumenteve tjera, të cilat na konfirmojnë se autorët duhet të kenë pasur informacione tjera të pathëna me shumë rëndësi për historinë shqiptare.

Në dukje qëndron metoda e krahasimit të mënyrës së jetesës pellazge e shqiptare, përmendja e shqiponjës në veprat e Homerit dhe fakti se gjuha e përdorur te Odiseja është më arkaike, gjë që i dërgon autorët në përfundim se këto këngë mund të jenë përkthyer nga një gjuhë tjetër.

Çka na ofrohet në lexim e sipër mund të shërbejë si nxitje për gjurmimin më të thellë të çështjeve të padiskutuara që kanë mbetur në këtë libër. Thënë kushtimisht mbase ky ka qenë qëllimi dytësor i paplanifikuar i autorëve.