E shtunë, 10 prill, Kukës: Vala e dëbimit, si llava e një vullkani

  • Poeti Abaz Çengaj thotë se tani në shkollat e Kosovës nuk  bie zilja. Në Kosovë fëmijët nuk shkojnë në shkollë, ndërsa fëmijët që erdhën këtu pyesin çdo ditë  se kur do kthehen atje të vazhdojnë mësimin.

 Nga ditari i Petrit Palushit, Kukës

Poeti Abaz Çengaj mbërriti në Kukës me famil- jen e vet dhe me banorë të tjerë të katundit Pllajnik (Opojë) me 29 mars. Tani për tani banon në katin e parë të korridorit të një shkolle të qytetit. Si 10 mijë të tjerë, që banojnë në pesë shkollat e qytetit. Natën qendrojnë në shkollë, ndërsa ditën dalin në oborret e shkollave.

As e kish menduar se vala e dëbimit do vinte ashtu, si llava e një vullkani, kur, në orën 17.30 të mbrëmjes detyrohet të lërë shtëpinë dhe të për- fshihej në rreshtin e gjatë e të pafund të t’dëbu- arve. Ai s’e kish menduar kurrë se e shoqja e tij do t’i merrte me veti dy librat e tij me poezi (“Përmbi varrin tim” dhe “Unë, mumie e fundit”) dhe vetëm në Kukës i kish thënë se, të paktën kish mundur të shpëtonte dy librat, i kish fshehur si kish mundur dhe kishte dashtë Zoti të mos ia gjenin. Por, dorëshkrimi i librit të tretë i ka mbetur atje dhe mendon se tashmë i ka humbur, se shumë gjëra tashmë atje kanë humbur, shumë shtëpi janë djegë si shumë e shumë të tjera edhe shtëpia e tij mund të ketë fatin e tyre. Krijuesi thotë se pjesën më të madhe të poezive të librit të tretë i mban mend. Edhe fëmijët e tij i kanë mësuar përmendësh dhe një ditë, të paktën kur të jetë një ditë më e qetë ai  mendon t’i riprodhojë dhe t’i rishkruajë përsëri. Mund të mos riprodhohen të gjitha ashtu siç kanë      qenë, por në fund të fundit, të mendohet se patën                  nevojë edhe për një redaktim tjetër.

Në mesditën e sotme Klubi letrar “Anton Pashku” i qytetit organizoi një takim të shkurtë për dy librat me poezi të Abaz Çengajt. Mbas takimit                   qendrojmë për do kohë te Kafe-bar Adi, por një  instikt i brendshëm dashje pa dashje të shtyn drejt gjërave të njohshme e të panjohshme, mu drejt atyre  gjërave se ç’ka ndodhë e po ndodh në Kosovë, mu te ajo hapësinë e vuajtjes dhe e trishtimit.

Abazi thotë se tani në shkollat e Kosovës nuk  bie zilja. Në Kosovë fëmijët nuk shkojnë në shkollë, ndërsa fëmijët që erdhën këtu pyesin çdo ditë se kur do kthehen atje të vazhdojnë mësimin. U ka thënë atyre se do kthehen shpejt dhe ndoshta shtëpitë do t’i gjejmë të shkatërruara, por të paktën  s’do të gjejnë as forcat policore dhe ushtarake serbe.

 

( Foto nga kukësi ku fëmijët edhe në fushë mësojnë, pasi i kanë dëbuar nga shkollat e tyre  në Kosovë )