Si iu dhanë shteteve sllave shumica e territoreve shqiptare

 

Në librin e tij “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, autori Qamil Bytyçi një kaptinë në veti ua kushton ngjarjeve të rëndësishme historike, siç ishin Traktati i Shën-Stefanit (3 Mars 1878) midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane dhe Kongresi i Berlini (13 qershor – 13 korrik 1878) meqë rast Perandoria Osmane po humbte 80% të tokave të saja në Ballkan.                                                                              

Shkruan Qamil Bytyçi, Stamboll

Traktati i Shën-Stefanit u jepte shteteve sllave të Ballkanit gati gjysmën e territoreve shqiptare. Nga trojet shqiptare të okupuara nga vendet e Ballkanit deri edhe tek vendet ende të pa okupuara përkatësisht nga tokat e okupuara nga Serbet dëbohen afërsisht 100 mijë njerëz në Provincën Kosovës,  rreth 38 mijë njerëz të dëbuar nga ushtria ruse dhe bullgare janë vendosur në Provincën e Manastirit dhe 26 mijë shqiptarë të dëbuar si rezultat i pushtimit të Malit të Zi në këto vende jetonin jetën e refugjatit. Një numër i vogël i shqiptarëve nga tokat e okupuara migruan në Stamboll, Selanik, Izmir dhe në Siri.

Si filloi pararoja e migrimit të shqiptarëve në Turqi ?!

Këto shpërngulje mund t’i shohim si një pararojë të migracionit të shqiptarëve për në Turqi të cilat do të vazhdojnë për shumë vite.            Pas kësaj marrëveshjeje dhënia e tokave të tyre vendeve të tjera dhe mos qenia e asnjërës nga shteteve të mëdha në anën e shqiptarëve ishte shenja e shtyrjes së shqiptarëve në vetmi.

Kështu që, territoret shqiptare ishin në rrezik të pushtohen nga fqinjët e tij dhe mbrojtja e integritetit territorial ishte jetike për shqiptarët.

Traktati i Shën-Stefanit në favor të Rusisë

Meqenëse Traktati i Shën-Stefanit u zhvillua në favor të Rusisë, shtetet evropiane ishin të shqetësuar nga kjo. Sidomos zgjerimi i tepërt te kufijve bullgarë dhe arritja e tyre në Detin Egje shkaktuan shqetësime të mëtejshme në shtetet evropiane.

Megjithëse Bulgaria ishte një principatë brenda kufijve të saj, Perandoria Osmane nuk mund të mbante një kazermë ushtarake në Bullgari e cila ishte praktikisht jashtë duarve dhe plotësisht nën ndikimin e Rusisë.                                                                                                                  Nga rritja e ndikimit të Rusisë nëpërmjet Bullgarisë në Ballkan ishte pritur  me reagime më së shumti nga Britania e Madhe  dhe Austro-Hungaria. Për këtë arsye u vendos që të mbahet një kongres në Berlin më 13 qershor 1878 ku do të marrin pjesë fuqitë e mëdha dhe do të diskutohen përsëri kushtet e Traktatit të Shën-Stefanit.

Nga Kongresi i Berlinit deri te Lidhja e Prizrenit

Ri-negocimi i Traktatit të Shën-Stefanit nga fuqitë e mëdha nuk do të kishte dobi tjetër përveç t’i jepte kohë të fitimit të kohës për rimëkëmbje politike dhe ushtarake të shqiptarëve deri në Kongresin e Berlinit.                                                                          Kongresi i Berlinit filloi më 13 qershor 1878 nën presidencën e kancelarit gjerman Otto Bismarkut nën agjendën e rishikimit e Traktatit të Shën-Stefanit me pjesëmarrjen e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Austro-Hungarisë, Italisë dhe nga një delegacion të Perandorisë Osmane i kryesuar nga Ministri i Jashtëm Kara Teodor Pasha. Delegacioni i Perandorisë Osmane nuk i kishte të drejtat e njëjta si pjesëmarrësit e tjerë. Ai kishte të drejtë të fliste, por jo të votonte.

Në Kongresin e Berlinit morën pjesë gjithashtu delegacione qeveritare nga Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Mali i Zi. Këtu edhe shqiptarët paraqitën një peticion ku shtronin kërkesat e tyre. Në të njëjtën kohë shqiptarët për t’i mbrojtur të drejtat e tyre përmes Abdul Frashërit i paraqiten në kongres vendimet e marra në Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878, por rezultati ishte negativ.

Në fund të takimeve njëmujore trojet bullgare të cilat ishin rritur shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, si rezultat i këtij kongresi u ndanë në tri pjesë dhe një e treta mbeti si principatë brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Në fund të këtij kongresi, u njoh pavarësia e Rumanisë, Serbisë dhe e Malit të Zi.

Shqiptarët me peticionet që dërguan shteteve pjesëmarrëse në Kongresin e Berlinit shtruan rrezikun e okupimit të trojeve shqiptare nga fqinjët e tyre, kërkesa që të u jepet atyre autonomi brenda kufijve të Perandorisë Osmane ose krijimin e një shteti të pavarur shqiptar.

Edhe pse u theksua se në rast të përmbushjes së këtyre kërkesave do të arrihet një ekuilibër duke i parandaluar sllavët të zbresin në Jug nën udhëheqjen e rusëve por asnjëra nga këto kërkesa nuk u mor në konsideratë. Lëreni qe nuk u morën në konsiderate, kancelari gjerman Bismarku refuzoi në mënyrë të vrazhdë duke thënë se: “Nuk ka komb shqiptar”, .

Si u copëtuan tokat shqiptare në të katër anët?

Asnjëra nga këto kërkesa nuk u mor në parasysh. Rajonet ku janë përqendruar shqiptarët Sanxhaku i Nishit iu dha serbëve dhe Rajoni i Çamërisë iu dha Greqisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Sanxhakut të Nishit dhe Camerisë është dyfishi i madhësisë së Kosovës së sotme. Rajonet Plava, Gusia dhe Rugova iu dhanë Malit të Zi.                                        Kongresi i Berlinit përfundoi më 13 korrik 1878.

Arsyeja pse Kongresi i Berlinit u përshkrua këtu është se për shqiptarët është i rëndësishëm por njëjtën kohë edhe shumë e padëshirueshme. Siç u përshkrua më lart, para dhe pas këtij kongresi shqiptarët kanë filluar një fluks migrimi nga zonat përreth drejt rajoneve qendrore të tokave të tyre

III–2- LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

Pësimi i humbjes së Perandorisë Osmane kundër rusëve dhe ardhjen e rusëve deri në Yeşilköy, ku sot ndodhet Aeroporti Atatürk, dhe si rezultat i ketij me nënshkrimin e Traktatit të Shën Stefanit më 3 mars 1878, Shteti Osman pësoi humbje të mëdha të tokave të saja në Ballkan dhe këtë assesi nuk donte ta pranonte.

Në të njëjtën mënyrë, si rezultat i kësaj marrëveshje në Ballkan, dhënia e tokave shqiptare shteteve fqinjë, dmth. Serbisë, Malit te Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, irritoi shqiptarët dhe si rezultat i kësaj ata duke marrë vendim që t’i mbrojnë tokat e tyre u mblodhën në Prizren më 10 qershor 1878.                                                                                                Vendimi për të mbrojtur krahinat e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe të Janinës, ku shqiptarët ishin me shumicë, ishte gjithashtu në interesin e Shtetit Osman, i cili nuk donte që vendi të humbte tokat.                      Fitorja dhe forcimi i rusëve kundër osmanëve gjithashtu i shqetësuan vendet perëndimore.

Në këtë drejtim, interesat e shqiptarëve, të Osmaneve dhe të shteteve perëndimore përputheshin. Kështu që, mund të mendojmë se shqiptarët kishin aleatë të natyrshëm në mbrojtjen e tokave të tyre, por më vonë u kuptua se nuk ishte ashtu.

Në fillim, Perandoria Osmane mbështeti vendimin e shqiptarëve për t’i mbrojtur tokat e tyre pasi që ajo konsideronte si mbrojtje të kufijve të saja. Por, ata më vonë u përballën me njëri tjetrin për shkak të dëshirës së shqiptarëve për të mbledhur të gjitha trojet shqiptare nën ombrellën e një Krahine Shqiptare brenda Shtetit Osman.

Në Lidhjen e Prizrenit ishin tri rryma kryesore:

Por, në Lidhjen e Prizrenit që do të themelohej, kishte grupe-rryma që mendonin ndryshe për të ardhmen e shqiptarëve. Mbrojtësit e Sulltanit (Islamistët) – Ata që mbronin këtë rrymë nuk donin një krahinë brenda kufijve të Perandorisë Osmane, ku të gjithë shqiptarët do të mblidheshin nën çatinë e një krahine. Ata madje donin që ky bashkim të quhej Lidhja Islamike. Ata kundërshtonin krijimin e një Krahine Shqiptare, pasi që kjo do të lindte jashtë myslimanët e tjerë. Sigurisht, këto ishin pikëpamjet e Sulltan Abdulhamidit dhe ata po e mbronin atë.

Këta mbronin mendimin se nacionalizmi shqiptar dhe patriotizmi otoman apo islamik mund të vepronin së bashku. Në të njëjtën kohë ata gjithashtu argumentonin se nëse do të vepronin bashkë me Shtetin Osman do të ishin më të fuqishëm.

Modernistët – Për të luftuar kundër okupimit të tokave shqiptare nga vendet fqinje. Problemi i autonomisë do të lihej në dëshirën e sulltanit.

Radikalët – Mund të themi se të radikalët ishin ata që mbronin mendimin që katër krahinat ku jetonin shqiptarët të bashkoheshin nën ombrellën e një Krahine Shqiptare. Ata parashikonin krijimin e një Krahine Autonome në rast se edhe fuqitë ndërkombëtare e shihnin të përshtatshme. Radikalët ishin përfaqësues të Komitetit të Stambollit. Përbënte  një rrymë ku shqiptarizmi mbizotëronte më shumë.

Lëvizjet nacionale kombëtare

Megjithëse lëvizjet nacionaliste te kombet tjera filluan më herët, kjo te shqiptarët u zhvillua më vonë. Arsyeja më e rëndësishme e kësaj ishte se shumica e shqiptarëve ishin myslimanë.

Përkrahësit më të mëdhenj të nacionalizmit te kombet e tjera në Ballkan ishin kishat dhe rusët më së shumti i përdorën kishat. Bullgarët, serbët, maqedonasit, malazezët dhe grekët ishin ortodoksë. Kuptohet se  rusët krahas kishës po përdornin edhe sllavizmin. Grekët nuk ishin sllavë.

Ndërsa shqiptarët për shkak se i përkisnin fesë myslimane, ortodokse dhe katolike, elementi më i rëndësishëm që i bashkoi shqiptarët ishte nacionalizmi shqiptar i cili bazohej në sekularizëm dhe kjo pritej me shqetësim nga Shteti Otoman. Sepse shqiptarët në Ballkan ishin një mbështetje e fortë për osmanët kundër shteteve sllave dhe ortodokse, të cilat ishin nën udhëheqjen e rusëve në Ballkan.

Katër vilajetet shqiptare në kohën Perandorisë Osmane                                                          

Ndoshta fillimin e nacionalizmit shqiptar mund ta marrim me pushtimin e territoreve shqiptare nga vendet fqinje si rezultat i Traktatit të Shën Stefanit. Por qëllimi kryesor i kësaj lidhjeje në radhë të parë ishte të luftonte kundër okupimit të tokave shqiptare nga vendet fqinje.                                                                                                                Ekzistojnë gjithashtu mendime të ndryshme që argumentojnë se lidhja ishte brenda dijes ose jo dijes së Shtetit Osman. Por, më shumë peshon mendimi se Shteti Osman dinte për të dhe se ajo ishte bërë nën udhëheqjen e saj. Pikëpamjet që mbështeti Abdülhamidi i Dytë vërtetohen gjithashtu me prova shume të forta. Mund të themi se prania e myslimanëve jo-shqiptarë, udhëheqësi i Sanxhakut të Prizrenit dhe prania e disa përfaqësuesve të tjerë të shtetit në këtë mbledhje të lidhjes janë si shembull.

Lidhja e Prizrenit u mblodh më 28 qershor 1878 në Medresenë Mehmet Pashë pranë Xhamisë Bayraklı.                                                              Nuk ishte rastësi që kjo mbledhje u vendos te mbahej në këtë datë. Qëllimi ishte mbajtja e një takimi të tillë para mbarimit të Kongresit të Berlinit i cili filloi në 13 qershor 1878 dhe prezantimi i kërkesave të shqiptarëve  të vendimeve që do të merreshin në këtë mbledhje në Kongresin e Berlinit.                                                                               Kryetari i Komisionit Organizativ i mbledhjes së Lidhjes së Prizrenit ishte Ymer Prizreni. 110 vetë morën pjesë në takim, shumica prej të cilëve ishin nga Vilajeti i Kosovës. Për shkak të disa pengesave nga Vilajeti i Shkodrës pjesëmarrje nuk pati. Kurse nga Vilajeti i Janines mori pjesë vetëm Abdul Frasheri dhe mbajti fjalimin në emër të Komitetit të Stambollit.

Shqiptarët kishin të drejtë t’i paraqisnin kërkesat e tyre në Kongresin e Berlinit. Nëse këto kërkesa nuk do të plotësoheshin dhe ne rast se tokat e tyre do te okupoheshin nga vendet e tjera ata do ta zgjidhnin rrugën e luftës së armatosur dhe kështu ndodhi.                                                                                       Kuvendi mori vendime për krijimin e një organizate politike dhe ushtarake. Qendra e kësaj organizate do të ishte Prizreni dhe degët e saja do të hapeshin në rajone të tjera ku jetonin shqiptarët.                             Këshilli i Përgjithshëm i lidhjes do të ishte në Prizren dhe kryetar i lidhjes u zgjodh İlyaz Pashë Dibra. Krahas kësaj u krijuan tre komisione ku AbdylFrasher u emërua si Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Haci Sabani u emërua Kryetar i Komisionit të Punëve të Brendshme dhe Sylejman Vokshi u emërua si Komisioni i të Ardhurave Financiare.                                                                                            Karakteri İslamik ishte më me peshë në Lidhjen e Prizrenit por rryma nacionaliste po zhvillohej me shpejtësi. Kurse në mbledhjen e zhvilluar më 1 korrik karakteri islamik do të zëvendësohet pothuajse me karakter nacionalist. Në vendimet qe u morën këtu  lidhja do të krijoje nën-komitete vetëm atje ku shqiptarët janë mbizotërues, do të punohej për të drejtat kombëtare, do  shpallej mobilizim ushtarak, etj. ai për të mbijetuar duke marrë vendime të tilla u detyrua të largohej nga Perandoria Osmane. Dmth. shkurtimisht ndërsa nacionalistët shqiptarë mbronin decentralizimin, Sulltan Abdylhamidi mbronte politikën qendrore e cila ishte një arsye e rëndësishme që të mos pajtoheshin.                      Qyteti i Malit të Zi, Ulqini, duhet t’i jepej Malit të Zi nga Shteti Osman i cili humbi luftën. Por shqiptarët luftuan kundër malazezëve i mundën ata dhe morën përsëri Ulqinin. Kur Shteti i Malit të Zi bëri ankesë te shtetet garantuese ndërkombëtare që ishin prezent në marrëveshje, Shteti Osman duke bërë presion tek shqiptarët kërkoi që t’u jepet Ulqini Malazezëve.

Dervish Pasha në krah të ushtrisë malazeze

Kur shqiptarët e refuzuan këtë, Shteti Osman shtator 1880-prill 1881 dërgoi trupa në rajon nën komandën e Dervish Pashës dhe ai së bashku me ushtrinë Malazeze mundi shqiptarët dhe ia dorëzoi Ulqinin malazezëve. Disa nga drejtuesit e Lidhjes së Prizrenit u arrestuan dhe disa prej tyre shpëtuan duke u ikur. Dhe kjo u bë shkak për prishjen marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe Osmanëve.                              Shqiptarët, të cilët u përpoqën të mos përqaheshin donin që  katër vilajetet në të cilat ata kryesisht ishin me shumicë të jenë nën një vilajet shqiptar por Shteti Osman po i zvariste. Shqiptarët që donin autonomi ose pavarësi të plotë donin të bashkoheshin nën një çati. Kufijtë e Shqipërisë etnike ishin menduar por kjo nuk ishte munder te realizohet. Por gurët e rrugës që çuan Shqipërinë drejt pavarësisë më 28 nëntor 1912 janë hedhur atëherë.

Tokat ku jetonin shqiptarët ishin afërsisht 90 mijë km.katrorë. Kurse Shqipëria e themeluar ishte 28 mijë km. katror. Me fjalë të tjera, dy të tretat e tokave shqiptare u pushtuan nga Greqia, Serbia dhe Mali i Zi.      Kjo situatë bëri që shqiptarët që kishin mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë nën rritjen e presionet të përshpejtonë migrimin drejt Turqisë.

( Mes titujt janë nga Redaksia)