Të nderuar,
UPA, Universiteti i kulturave të Gjenevës/ Universiteti popullor shqiptar, ju fton në një takim rreth monografisë së Agim Paçarizit «Shkolla shqipe në Gjenevë».
Ky takim do të jete edhe një shkas i mirë që t’i japë shtysë bisedës dhe shkëmbimeve rreth rëndësisë së ruajtjes e mbajtjes gjallë të shqipes në diasporë.
Takimi do të zhvillohet si vijon :
- Fjala hyrëse nga Albana Krasniqi Malaj, si mikpritëse e kësaj tryeze
- Fjalë përshëndetëse e Lindita Telqiut në emër të Rrethi Shqiptar- Meyrinas, bashkëorganizator i takimit
- Vështrime e mendime rreth monografisë nga Hamzë Morina
- Rëndësia e ruajtjes dhe mësimit të gjuhës shqipe në diasporë: arritjet dhe sfidat, nga Liburn Mehmetaj
- Si e ruajtën arbëreshët gjuhën dhe indentitetin për më shumë se 600 vjet, nga Michele Greco
- Bisedë me autorin Agim Paçarizi
- Pyetje dhe bashkëbisedim me të pranishmit.
- Dy recitime nga fëmijët
- Aperitiv
Në ndërkohë familjet që vijnë me fëmijë, mund t’i lënë ata me ekipin tonë edukativ, derisa prindët ndjekin bisedën.
Fëmijët janë nën përgjegjësinë ligjore të prindërve të tyre, afërsia e lokaleve iu mundëson që të jenë pranë fëmijëve në rast nevoje.
Në pritje të takimit tonë të shtunën, ju uroj një ditë të mbarë
Université Populaire Albanaise
Albana Krasniqi Malaj
Directrice
Chemin Surinam 7
Case postale 593
1211 Genève 13
Tél.: 022 340 25 77
Port.: 076 500 29 34