Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, me rastin e Epopesë së UÇK-së nderon me DEDIKIM Martin Çunin, për kontributin e tij të madh si veprimtar, poet, prozator e publicist
Me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje, të nënshkruar nga Musa Jupolli, kryetar i LKSHM- së , thuhet se: Martin Çuni është një dritare poetike, atdhetar me shpirt, me një zë të bukur, me një dhunti të natyrshme, i natyrshëm siç është në jetën e tij ,
Të flasim për jetën dhe veprimtarinë e Martin Çunit para lexuesve duhen kërkime të thella që të ndriçohen : krijimtaria letrare, gjuhësore, publicistike dhe angazhimet e tij për lirinë e Dardanisë.
Martin Çuni i dha dorë lëvizjes shqiptare për liri, po edhe i angazhuar në shoqërinë kulturore në mërgatë.
Krijimtaria letrare: Poezi, prozë, publicistikë, po Martini ka edhe dorëshkrime dhe materiale të tjera të rëndësishme si nga jeta e tij prej një veprimtari, të burgosur politik e deri edhe të « Kosova e Lirë » gjatë luftës së fundit për lirinë e Dardanisë !
Ndaj kontributi i tij si veprimtar, poet, prozator, publicist është i madh.
Poezitë, prozat e Martin Çunit trajtojnë motive dhe tema të larmishme të jetës shqiptare.
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, nderon me DEDIKIM Martin Çunin! Paris, 05.03.2021
(Fotot nga gazetari R. Rifati, shkrepur në takimet e LKSHM- së)





























