Siç njoftojnë familjarët, sot me 13 tetor 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 58 vjeçare u nda nga ne aktivisti sindikalist shqiptaro-zviceran, Ekrem Shaqiri me prejardhje nga Kumanova e me vendbanim në Rennes të Kantonit Waadt (VD).
I ndjeri Ekremi ishte një aktivist i dalluar dhe pjesëmarrës në aksionet e protestat sindikaliste si dhe pjesëmarrës i rregullt në organet e strukturat sindikaliste në Zvicër.
Ai vepronte aktivisht në kuadër të grupit të interesit të migracionit në sindikatën Unia për Kantonin Waadt (VD) si dhe ishte i deleguar në komisionin nacional të migracionit të sindikatës Unia.
Pos tjerash, ai u shqua për mbështetjen e personave pa status të rregulluar (SansPapiers) në Zvicër, pasi që rrethanat jetësore dhe politikat e migracionit të Zvicrës edhe atë e kishin shndërruar në një “SansPapiers”.

Ekremi ishte pjesëmarrës i rregullt në thuaja se të gjitha aktivitetet e sindikalistëve shqiptaro-zviceranë. Ai ishte i rregullt edhe ne seminaret vjetore të sindikatë Unia në gjuhën shqipe, shpesh edhe me familajrët e tij.

Pikërisht me iniciativën e Ekremit edhe në Kantonin Waadt (VD) mbështetur nga sekretari sindikal Arben Krasniqi, në shembullin e sindikalistëve shqiptar të regjionit Cyrih-Shafhauzen edhe në Lozanë u krijua grupi i sindikalistëve shqiptarë të Unia për Kantonin Waadt (VD).
Familjarëve, farefisit, miqve, kolegëve sindikalistë dhe shokëve të Ekremit u dëshirojmë forcë për tu përballur me humbjen dhe pikëllimin.
Lavdi jetës dhe veprës së aktivistit Ekrem Shaqiri!



















