Pragdimër

Pragdimër

Po hyjmë në dimër si zakonisht
Duke ia bërë vjeshtës me dorë pa-pa
Stinës së gjallë e të brishtë
Që pos tjerash kujtime na la.

Po hyjmë në dimër si zakonisht
Me halle e dëshira të vjetra, të reja
Me zjarre që rrijnë ndezur në shpirt
Që të gjitha stinëve t’u kthehet ngrohtësia

Në oborr të shkollës rrëshqasin fëmijët
Që sapo mbaruan mësimet për sot
Në lug asfalti ku uji u ngrij e u bë akull
Në këtë pragdimër rrëshqasin të kënaqur

Dhe seç ngrohemi me gjëra ëmbëlbukura
Sapo morëm lajmmirin e madh
Filmi “Zgjoi” sapo hyri në listën e ngushtë
Për Çmimin Oscar