Ekskluzive: Hunuzaku shqiptar, të parët e të cilit u shpërngulën në kohën e Aleksandrit të Madh në Afganistan

Hunzaku shqiptar, Najib Nooristani nga Afganistani, i deklaroi Qamil Bytyçit, Koordinator Qendrës së Kulturore të Kosovës në Stamboll, njëherësh bashkëpunëtor të portalit tonë prointegra.ch,  se: “Stërgjyshërit e mi janë shpërngulur nga Ballkani në kohën e Aleksandrit të Madh rreth viteve 350 para erës sonë dhe se në Afganistan e Pakistan jetojnë rreth 500-550 mijë hunzakë, prej tyre 200-250 mijë në Afganistan dhe 300-350 mijë në Pakistan”.

Teksti i përgatitur nga Rexhep Rifati me fotot dhe intervistën e Qamil Bytyçit

Prej vitesh Koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës Qamil Bytyçi, që jeton e vepron në Stamboll është bërë qendër referimi dhe njëherësh edhe një urë ndërlidhëse mes vendit të prejardhjes së prindërve të tij, Sllovisë së Lipjanit dhe shqiptarëve të Turqisë dhe jo vetëm tyre.

Ai pas kontakteve me një hunzak shqiptar përmes fb, arriti që ata ta sjell për një intervistë në Qendër Kulturore të Kosovës në Stamboll, duke vënë kështu një kontakt fizik me një Hunzakë-shqiptar të Nuristanit të Afganistanit.

Më këtë rast po e botojmë tekstin që na e përcolli për portalin tonë, Qamil Bytyçi, cili na shkruan se: “Ç’do gjë filloi me postimin e një përkthimi të një shkrimi të tij në facebook për shqiptarët e Nuristanit të Afganistanit edhe atë në revistën “Ura” qysh në dhjetor të vitit 2003,  botuar atëbotë nga Ministria e Kulturës dhe përkthyer në gjuhën turke nga vet Qamil Bytyçi.

Pasi e kishte postuar disa herë në median sociale, befasia më e madhe ndodhi më datën 2 Korrik 2019, kur edhe njëherë e postoi shkrimin dhe bëri edhe një koment në këtë shkrim,  shqiptari Hunzakë që studionte në Stamboll, vetëm një ditë më vonë. më 3 Korrik 2019, u priti në Qendrën Kulturore të Kosovës ku me të cilin edhe zhvilloi një intervistë.

Sipas shkrimit që na dërgoi Bytyçi: Hunzaku shqiptar me këtë rast ndër të tjera tha: “Stërgjyshërit e mi janë shpërngulur nga Ballkani në kohën e Aleksandrit të Madh, rreth viteve 350 para erës sonë d.m.th.rreth 2.400 vite më parë. Ata kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh dhe janë shkëputur nga ushtria e Aleksandrit për shkak të një mosmarrëveshje dhe janë vendosur në Afganistan dhe në Pakistan.

Në Afganistan dhe në Pakistan jetojnë rreth 500-550 mijë hunzakë, ku prej tyre 200-250 mijë në Afganistan dhe 300-350 mijë në Pakistan.

Hunzakët shqiptar që jetojnë në Afganistan në vitin 1896 kanë pranuar fenë Islame, kurse hunzakët shqiptarë në Pakistan rreth gjysma janë mysliman, kurse gjysma tjetër janë jo mysliman por nuk kanë ndonjë fe tjetër.

Ne Hunzaket që jetojmë në Afganistan shkollën fillore që nga viti 2002 e kemi në gjuhën tonë. Pas fillores mësimet i kemi në gjuhën Afgane. Kurse ata në Pakistan e kanë në gjuhën e shtetit të Pakistanit.

Madje po në Qendrën kulturore në Stamboll Qamil Bytyçi bashkë Shqiptari-Hunzak, Najib Nooristani ( në të djathtë) arriti të bashkojë shqiptarin nga Siria Abdul Majeed Moustafa, duke bërë që të tre së bashku simbolin e shqiponjës sonë dykrenare dhe për të dëshmua përkatësinë e tyre shqiptare. Gjithsesi është ky një kontribut i jashtëzakonshëm i Qamil Bytyçit, për afrimin e bashkimin e shqiptarëve nga pika të ndryshme të globit.

Këtu po ua sjellim linkun e intervistës së Qamil Bytyçit që zhvilloi me Hunzakun shqiptar, Najib Nooristanin: https://www.facebook.com/kamil.bitis.5/videos/2459324337422947/?__tn__=%2Cd-]-h-R&eid=ARCmU54XVjRAlPaBqp-vDPeFrxIBiI2XEsIvx-87hcWJNERMEdksWQuOTEq6rAJfWXeWSYuXuEZdpphM )