Shëndeti dhe orari i punës

Oraret e gjata të punës shkatërrojnë shëndetin fizik dhe psikik. Një studim i ri australian tregon, që personat, të cilët punojnë më shumë se 39 orë në javë e rrezikojnë shëndetin e tyre. Pikërisht në Zvicër me orarin e lartë të punës normale kjo vërejtje do të duhej të shumë seriozisht.

Të punohet më shumë se 39 orë në javë, rrezikohet shëndeti. Ky fenomen përforcohet, kur nuk respektohen rregullat e kohës së pushimit. Këto janë rezultatet e reja të hulumtimit të dala nga studimi i Universitetit Kombëtar Australian (ANU). Këto rezultate do të duhej të dëgjohen në Zvicër, ku orari javor i punës ka vite që ka stagnuar tek 42 orë. Pos kësaj: Që nga koha e heqjes së kufizimit të kursit të këmbimit të frangut, shumë firma posaçërisht nga dega e industrisë, kanë ngritur orarin javor të punës.

Orari i shëndetshme maksimale të punës

Sipas studimit në fjalë oraret e gjata të punës rrezikojnë shëndetin shpirtëror dhe atë trupor të personit, pasi lënë shumë pak kohë për tu ushqyer drejtë, për tu kujdesur për shëndetin dhe për të marrë veten. Kjo, sipas studimit, vlen veçanërisht për gratë, të cilat shkaku i punës së pandërprerë në përkujdesje të fëmijëve dhe anëtarëve të familjes si dhe punëve shtëpiake shpesh i janë nënshtruar ngarkesave të dyfishta. Për personat me përgjegjësi kujdesi, studimi rekomandon 34 orë pune në javë si kufi psikologjik për një orar të shëndetshëm javor të punës normale. Studimi, i veçantë i këtij lloji, ka shfrytëzuar të dhënat e 8000 punëmarrësve australianë.

50-orë pune në javë?

Rezultatet e studimit janë relevante edhe për debatin politik në Zvicër. Këtu dy këshilltarët e dhomës së kantoneve Graber dhe Keller-Sutter duan që për punonjësit e sektorit të shërbimeve të heqin kufizimin e orarit maksimal të punës javore si dhe ndalesën për punë natën, të dielave dhe ditëve të festës. Orari javor i punës prej 50 e më shumë orësh mund të bëhet i zakonshëm. Ndikimet shëndetësore për punëmarrësit do të ishin katastrofale. Kuota e lartë e rasteve të të prekurve nga Burn-Out (burnoti, digjja) do të eksplodonte pashmangshëm.

Situata faktike dhe objektive e jo iniciativat cinike të Graber dhe Keller-Sutter, tregojnë nevojitet e përmirësimit të mbrojtjes psikosociale të të punësuarve. Kjo arrihet edhe përmes evidentimi dhe respektimit të shpeshtë të orarit të punës sipas rregullave mbrojtëse të ligjit të punës. Nëse do të duhej bërë një reformë, atëherë në të vërtetë do të duhej ulur orari maksimal i punës.

Grupet e rrezikuara nga burnoti

Nëse do të rriten kontributet e orëve të të punësuarve, atëherë do të shpeshtohen simptomat e burnotit. Nëse ato nuk trajtohen drejtë, atëherë ato mund të qojnë tek një depresion të vazhdueshëm dhe si pasojë edhe mungesa të gjata nga puna. Burnoti shfaqet njëjtë sikur tek burrat ashte edhe tek gratë si dhe në të gjitha profesionet. Kush ka të bëjë profesionalisht me njerëzit është jashtëzakonisht i rrezikuar, ashtu si edhe profesionet dhe njerëzit me një vetë-imazh të “pazëvendësueshëm“, janë të konfrontuar me burnot. Shpesh të prekur janë edhe arkitektët dhe profesioni i informatikës, drejtuesi i ndërtimit dhe ai i projekteve, të cilët gjithmonë duhet të bëjnë diçka të re dhe krahas presionit të kohës ndjejnë edhe presionin e (për)kryerjes – a do të dështojë projekti, apo nuk do të ketë të tjerë.

Vetë pritjet dhe pritjet e të tjerëve, nganjëherë edhe vetëm ato të supozuara, kanë ndikim të madh. Fortë të rrezikuar janë edhe njerëzit me inteligjencë të ultë emocionale, mungesë e madhe e sigurisë  dhe që tremben shumë nga konfliktet. Një rrezik paraqesin edhe u mungesat e mbështetjes dhe marrëdhënieve sociale. Nëse vërehen kohë të gjatë lodhje ditore, pengesa në të menduar, shqetësime depresioni, këto raste do të përfundojnë shpejtë me burnot. Në raste të tilla duhet kërkuar shpejtë ndihmë profesionale mjekësore. Në ndërkohë të prekurit nga burnoti mund të marrin veten me ndihmën e medikamenteve dhe terapive dhe masave sjellëse si dhe të lirohen përgjithmonë nga këto simptome.

Marrë nga Horizonte Nr. 3, 2017