66 operator ilegalë që shfrytëzojnë burimet natyre të Kosovës

Sipas një njoftimi që ka ardhur nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, deri më tani janë evidentuar 66 operues ilegale të cilët janë duke i shfrytëzuar burimet natyrore të Kosovës.

Hapat konkret kanë nisur të ndërmirren në kudër të planit operativ të veprimit, ku i janë vendosur shiritat e verdhë këtyre operatorëve, si shenjë se e ndalojnë vepriminn e tyre në ato zona ku ata veprojnë ilegalisht. Në momentin e inspektimit, kur është vënë re që një kompani nuk ka pasur licence pune, është marrë menjëherë masa konkrete duke e parandaluar rreptësisht atë kompani të ushtrojë veprimtarinë e saj në atë zonë. Nëse shiritat e verdhë hiqen nga operatorët dhe ata fillojnë punën, atëherë do të merren masa konkrete nga policia deri edhe me arrestimin e tyre.

Kjo veprimtari ilegale mbi pasuritë nnatyrore të vendit tonë, Kosovës i ka shkaktuar dëme financiare dhe ambientale, ku është dëmtuar dukshëm ambiennti, janë prishë shtretërit e lumenjëve.