Makarona me djathë në furrë

Këtë recetë mund ta përgatisim atëherë kur kemi vetëm 1 orë në dispozicion për të ngrënë dhe duam të hamë dicka të shijshme.

Përbërësit që na nevojiten janë:

Makarona

200ml ajkë kosi

200ml ajkë qumështi

200gr djathë kackavall

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

 

Mënyra e përgatitjes:

Së pari vëmë tenxheren me ujë dhe kripë të vlojë. Sapo të vlojë hedhim makaronat dhe i ziejmë komplet. Ndërkohë lëshojmë furrën. Kur makaronat ti kemi gati, i kullojmë dhe i kthejmë përsëri në tenxhere, ku shtojmë vaj ulliri dhe përziejmë. Në tenxhere poashtu shtojmë ajkën e kosit, ajkën e qumështit dhe djathin kackavall si dhe piperin e zi. Përziejmë mirë dhe masën e hedhim në tavë të lyer me gjalpë. E fusim në furrë derisa shohim që sipër ka marrë ngjyrë ari dhe djathi ka filluar të shkrihet.