Shën Mërtiri apo San Martino di Finita, ruan gjuhën e traditat e jo edhe ritin bizantin. Shën Mërtirin apo në it: San Martino di Finita Në vazhdën e prezantimeve të fshatrave arbëreshe që bën çdo të hëne portali ynë prointegra.ch, këtë fillim javë ju njoftojmë me Shën Mërtirin apo në it: San Martino di Finita, që gjendet në provincën e Kozencës, me rreth 1200 banorë.- Sot Shën Mërtiri ruan ende gjuhën dhe traditat e arbëresheve, ndërsa riti bizantin tashmë është zhdukur që nga viti 1643.

Nga Rexhep Rifati

Ky vendbanim i hershëm arbëresh shtrihet në shpatet e brendshme të Zinxhirit Bregdetar Kalabrian (Appennino Paolano), në luginën e mesme të Crati, në lartësi mbidetare prej 550 metrash. Komuna mesa mësojmë ka një shtrirje territoriale prej 23.74 km katrorë dhe kufizohet me komunat Cerzeto, Fuscaldo, Guardia Piemontese, Lattarico, Rota Greca dhe Torano Castello. Hamleti i Santa Maria le Grotte, i gjuhës italiane-Romake, dhe disa rrethe të vogla përfshirë Veltrin, dikur të populluar pothuajse ekskluzivisht nga familjet shqiptare. Ndërsa që San Bartolo dhe Brugnano, janë pjesë e së njëjtës bashki. Sot në San Martino di Finita ruhet ende gjuha dhe traditat e arbëresheve, ndërsa që riti bizantin tashmë është zhdukur që nga viti 1643.

Shën Mërtiri u themelua midis fundit të 15 dhe fillimit të shekullit të 16-të nga një koloni shqiptare që duhej të braktiste tokën e saj pas pushtimin otoman. Që nga ajo kohë gjuha dhe zakonet tradicionale arbëreshë janë ruajtur, por jo më riti i Bizantit Grek, i cili nga viti 1643 kaloi në atë latin pasi që papatet greke duhej të shkonin për një arsim adekuat në Greqi.

Ndërsa që emri “Finita” rrjedh nga përroi i të njëjtit emër (përkufizimi i të cilit buron nga Latinishtja finitus, domethënë i mbyllur) i cili, në kohërat e lashta, ndau territorin e Regina (ku ndodhet fshati San Martino sot), dhe ai i San Marco. Lumi ngrihet në kufirin territorial me bashkinë e Cerzeto, dhe më pas derdhet në Crati në vendndodhjen Torano Scalo.