Bashkim Dyla shqiptari nga Gjakova, në Zvicërr menaxhon energjinë e 1,800 objekteve të ndryshme si shkolla, spitale, teatro etj.
Ai këtë sukses nuk e ka arritur krejt rastësisht pasi ka punuar fort, ka studiuar disa vite në Kosovë, madje edhe në Zvicërr.
Për intervistën në RTV Dukagjini ai rrëfen: ”Studimet për inxhinieri kam mbaruar në Universitetin e Prishtinës, e ato postdiplomike në Zvicërr”.
Në arritjet e tij thotë se ka luajtur rol edhe integrimi në shoqërinë zvicerrane. Këtë ai deklaron se nuk e ka pasur edhe aq të vështirë pasi që ka njohur gjuhën angleze e gjermane, e që ka qenë ndër kriteret kryesore për integrim.
Në këtë intervistë ndër të tjera flet edhe për pasionin e tij, e që është udhëtimi. Gjatë udhëtimit në Greqi, ai tregon se ka pasur raste kur gruaja e tij realizonte portrete dhe i shiste ato, e më pas me ato para vizitonin vende tjera.
Gjatë udhëtimeve ka hasur edhe në ushqime të llojllojshme, mirëpo Australia e Zelanda e Re, bën të ditur se i ka lënë më së shumti përshtypje.
(Ky shkrim është shkruar duke u mbështetur në intervistën e Bashkim Dylës dhënë për RTV Dukagjinin, përkatësisht emisionin Histori Suksesi nga Albion Muhaxhiri)
Për më shumë:





















