Qyteti bilingual i Baselit është i famshëm për atraksionet tërheqëse që i bëjnë turistët për vete. Një dashamirës i kulturës, historisë dhe i natyrës do ta ketë të pamundur të mos mahnitet me ambientin turistik që ky vend ofron.
Me gati 40 muze njihet si qyteti me densitet më të lartë te muzeve në shtet. Muzeu i Artit dhe Muzeu i Kulturës janë vetëm dy prej shumë tjera muzeve që tërheqin numër të madh të vizitorëve, pa harruar edhe numrin e madh të orkestrave simfonike dhe teatrove ndërkombëtare që vendi ofron.
Nëse dëshironi një vend të gjelbër, zgjedhja më e mirë do të ishte Kopshti Zoologjik i Baselit, që njëherësh është më i vjetri dhe më i madhi në Zvicër, duke mos lënë anash parqet që ofrojnë pamje spektakolare.
Ky qytet është i njohur për shumëllojshmërinë kulturore, sidomos në art dhe teatër, me shumë shtëpi të operave.
Një pjesë që duhet të shihet patjetër është edhe qyteti i vjetër i Baselit, një prej më të ruajturve në Evropë, prej nga shihet Katedralja Münster, e vjetër me mbi 800 vite. Çdo pjesë e këtij qyteti do të jetë e aftë t’ju kthej pas në kohë, pasi mund të shihni ndërtesa që datojnë nga shekulli 15. Për adhuruesit e muzikës një tjetër arsye për ta vizituar Baselin është Karnavali i Baselit, i përfshirë në trashëgiminë kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Fotot janë huazuar nga interneti.





























