Për dy muaj mbyllje sikur lenin përshtypjen se jemi shkëputë nga përditshmëria dhe kemi hy në një botë tjetër! Por me zvogëlimin e rasteve të koronavirsit sikur njerëzit e kanë marrë sërish veten dhe po e shfrytëzojnë me të madhe natyrën për piknikë, duke i shfrytëzua gjitha mjetet e trafikut të lehtë

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Situata e krijuar bëri që edhe ne këtu në mërgatë për më tepër se dy muaj rresht të kemi mall fëmijët dhe nipat e mbesat, ndaj edhe tek dje me më të afërmit e mi: tri vajzat, tre dhëndurët dhe katër fëmijët e tyre realizuam një piknik familjarë në shpatinat e mrekullueshme të alpeve zvicerane, në Willerzell.

Ky shtegtim malor bëri që pas dy muajsh e sa të shkrepi edhe aparatin në natyrën e gjelbëruar, ku me qindra vizitor, kush me biçikleta, kush me motorë e kush me vetura ia kishte mësyrë bjeshkëve që aty të gjejnë diellin, freskinë dhe lumturinë, për të cilat aq shumë ka nevojë njeriu, sidomos pas një mbyllje të pazakontë nëpër shtëpi e banesa shkaku i pandemisë.

Gjatë këtij pikniku rastisi të shoh me qindra vizitor që ia kishin mërsyer natyrës duke shfrytëzua motin me diell por edhe duke e mbajtur relativisht mirë distancën si gjatë shtegtimit nëpër shpatina ashtu edhe në restorantet malore, që relativisht ishin të mbushura me mysafirë. Edhe policia pati mjaft punë, sepse në disa parkingje malore kishte aq shumë vizitor, si dje në shpatinat e Willerzell, sa disa nga veturat vozitësit e tyre i kishin lanë nëpër luadhe.

Sa të sheh syri liqenet me barka që përgatiten për lundrim apo biçikletë të shumtë që ia kanë mësy lartësive, ndërsa që shumë nga ata që kanë dalë në piknik kishin përzgjedhë udhëtimin këmbë edhe me kilometra të tërë.

Urojmë që situata të tejkalohet dhe sërish të mund të shihemi e takohemi jo vetëm me familjar por edhe rrethin e të afërmve të tjerë si dhe të shokëve e miqve, me të cilët mund të pimë kafe e bëjmë llafe!