Zvicër: Sa do të jetë pensioni i juaj i pleqërisë i AHV/AVS

178

Kështu mund të shihni pasqyrimin e AHV/AVS suaj 

Kush mendon „AHV/AVS (Sigurimi i pleqërisë dhe trashëgimtarëve) ecën automatikisht“, në pleqëri mund të befasohet keqas. Ia vlen të kontrolloni rregullisht konton tuaj të AHV/AVS. Këtu i keni të gjitha që ju nevojiten ti dini.

 

Kush duhet të paguajë?

AHV/AVS është e detyrueshme për të gjithë personat, që jetojnë e punojnë këtu. Dhe kjo vlen nga 1 janari me mbushjen e moshës 17 vjeç dhe deri në moshën e pensionimit (64 vjeç për gra e 65 për burra). Ata që nuk janë në marrëdhënie pune duhet të paguajnë kontribute nga ditëlindja e 20. Të obliguar të paguajnë kontribute janë edhe kaluesit ndërkufitar dhe punëmarrësit sezonal, për kohën sa janë në marrëdhënie pune në Zvicër. Edhe për personat që punojnë në amvisni private si dhe artistët/et sigurimi i AHV/AVS është obligues.

Përjashtimi nga sigurimi detyrues

Ekziston një përjashtim: Nëse fitoni më pak se 2300 franga në vit tek punëdhënësi i njëjtë, ai mund të heq dorë nga ndalesat e kontributeve të AHV/AVS. Për punëmarrësit kjo në asnjë rast nuk shpaguhet, pasi më pas tek përllogaritja e pensionit mungojnë kontributet: Kërkoni në mënyrë eksplicite edhe tek “pagat tejet të ulëta”, edhe për ato nën 2300 franga të bëhet deduksioni (zbritja nga paga) për sigurimin e AHV/AVS.

Deduksioni

Punëmarrësve u zbriten kontributet drejtpërdrejt nga paga. Punëdhënësi gjithashtu paguan shtesë po të njëjtën shumë: Zbritja për sigurimin AHV/AVS është 8,4% e pagës, gjysmën e paguan9i ju gjysmën tjetër punëdhënësi. Pos kësaj zbriten edhe 1,4% për sigurimin e invaliditetit IV/AI dhe 0,45% për EO/APG (kompensimi i të ardhurave të humbura)

Personat jo – të punësuar

Amviset dhe amvisët, pensionistët e IV/AI dhe studentët duhet gjithashtu të paguajnë kontribute në sigurimin e AHV/AVS, IV/AI dhe EO/APG, edhe kur nuk kanë të ardhura. Ato llogariten në lidhje me pasurinë: Kontributi minimal është 482 franga në vit, ndërsa më i larti 24’100 franga. Tabela aktuale: www.ahv-iv.ch/p/2.03.d.

Të pavarurit

Si i punësuar i pavarur paguani tërë shumën ju vet, varësisht nga të ardhurat e fituara nga puna dhe kapitali personal mes 5’196 dhe 9,65%. Kësaj shume duhet shtuar edhe kontributet për shtesat familjare dhe administratën e Entit të sigurimeve shoqërore. Nëse keni pësuar humbje, atëherë paguani vetëm shumën minimale.

Divorci

Me rastin e divorcit xhiro-llogarit e AHV/AVS ndahen. Kjo d.m.th., që të dy bashkëshortët duhet të ndajnë përgjysmë kontributet e tyre gjatë bashkëshortësisë. Ata mund të kërkojnë ndarjen e kontributeve të kursyera edhe tek me rastin e pensionimit, mirëpo ia vlen që ato të ndahen menjëherë pasi divorci të jetë i plotfuqishëm. Kontrollojeni se a janë llogaritur e evidentuar saktë kontributet dhe sigurohuni se a janë regjistruar me korrektësi edhe kreditë pe¨rfituese në rast edukimi e përkujdesjeje.

Të martuarit jo – të punësuar

Nëse bashkëshorti/ja apo partneri/ja juaj ka paguar dyfish kontributin minimal në AHV/AVS, ju nuk duhet të bëni pagës shtesë, nëse nuk jeni në marrëdhënie pune. Aktualisht janë 964 franga. Posa të pensionohet personi që ka paguar kontribute, atëherë duhet edhe personat e martuar, qofshin ata edhe jo – të punësuar, të paguajnë kontribute vet. Mos harroni të lajmëroheni menjëherë tek Enti i sigurimeve shoqërore.

Kredia përfituese e edukimit dhe përkujdesjes

Nëse keni fëmijë (edhe të adoptuar), apo nëse kujdeseni për një anëtar familje me nevoja, mundeni të përllogaritni kredinë përfituese të edukimit apo përkujdesjes. Këto janë të ardhura fiktive, që juve ju takojnë tek përllogaritja e pensionit tuaj. Kredinë përfituese e merrni, nëse ju jeni kujdestari i ligjshëm. Nëse këtë e kanë të dy prindërit, atëherë u përllogariten të dyve përgjysmë. Tek divorcet apo të pamartuarit ndarja bëhet në bazë të kontributit të përkujdesjes.

Boshllëqet e kontributit: Kërkoni një ekstrakt

Boshllëqet në AHV/AVS janë me pasoja për pensioni tuaj. Ju mund të kontrolloni, se a kanë paguar të gjithë punëdhënësit tuaj kontributet e AHV/AVS në mënyrë korrekte: rebrand.ly/kontoauszug. Nëse keni boshllëqe në kontribute, të cilat nuk janë më të vjetra se 5 vjet, atëherë këto mund ti mbyllni. Dhe atë, duke paguar mungesën e kontributit minimal vjetor të AHV/AVS.

Llogaritja

Për të ditur, se si do të qëndroni financiarisht në moshën tuaj të pleqërisë, mund të kërkoni në çdo kohë një ekstrakt të AHV/AVS. Se si mund ta bëni këtë mund të mësoni këtu: http://acor-avs.ch/conditions. Për më shumë informata: www.ahv-iv.ch

Work, Sina Bühler 3 nëntor 2017, adaptoi Marilia Mendes (përshtati O. Osmani)