Zvicër: Ansmabli VATRA organizon manifestim për Ditën e Flamurit

Me rastin e Ditës së Flamurit, Ansambli VATRA më 25 Nëntor 2023 organizon manifestim me një program të pasur.

Nga ora 17:00-18:30 ofrohet një apéro dhe me këtë rast bëhet edhe promovimi i veprave të gazetarit REXHEP RIFATI.

Ndërsa më pas, nga ora 19:00 manifestimi vijon me programin artistik nga Ansambli „Vatra“ dhe këngëtarët: Gjon Ukaj e Beslira Xhafaj dhe Drilon Jahdauti.

Manifestimi zhvillohet në Schulhausstrasse 15 , 8181 Höri-Bülach, duke filluar nga ora 17:00