Futbollisti elitar shqiptar, tha se para se të fillonte karrierën e tij në futboll, babai i tij e merrte në klubet shqiptare, ndonëse ende 7- vjeçar, që të mos e harrojë gjuhën dhe të edukohet në traditën e të parëve.-Ndërsa kreu i qytetit të Lozanës, Gregory Junod, vlerësoi lartë shkallën e integrimit dhe përfshirjen e shqiptarëve në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomiko- shoqërore të Lozanës e më gjerë.
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Java Shqiptare, një manifestim ky më shumë se kulturor, që ka filluar më 28 shtatori e që do të zgjas deri më 5 tetor 2019, në kuadër të një manifestimi tradicional me emërtimin : “Lausanne Méditerranées” (Mesdheu i Lozanës), tashmë është kthyer në një ngjarje shumëdimensionale shqiptare, ku brenda kësaj jave vendasit po kanë rastin të njihen me shumë aspekte zhvillimore nga e kaluara deri më sot në trojet tona edhe atë përmes aktiviteteve të ndryshme, qoftë kulturore apo shoqërore.
Tash e pesë ditë me radhë qyteti i Lozanës, është kthyer në një qytet të artit dhe kulturës shqiptare, qoftë përmes shfaqjeve teatrore e filmike të sjella nga trojet shqiptare, apo edhe pjesëmarrja e grupeve artistike dhe shoqatave e institucioneve shqiptare që veprojnë në kantonin e Vaudit e më gjerë.
Në mbrëmjen e sotëm pata rastin të përcjelli një podiume bisedash, në Hotel de Ville, ku pos personaliteteve të tjera shqiptare që jetojnë e veprojnë në Lozanë, në debat ishte i i pranishëm edhe ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana, i cili shpjegoi detaje shumë interesante nga jeta e tij fëmijërore e filluar pikërisht në Lozanë, ku edhe e filloi karrierën e tij prej futbollisti.
Futbollisti elitar shqiptar, tha se para se të fillonte karrierën e tij në futboll, babai i tij me merrte në klubet shqiptare, ndonëse ende 7- vjeçar, që të mos e harroj gjuhën dhe të edukohet në traditën e të parëve.
Ndërsa kreu i qytetit të Lozanës, Gregory Junod, i cili edhe e hapi debatin dhe përshëndeti të pranishmit, vlerësoi lartë shkallën e integrimit dhe përfshirjen e shqiptarëve në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomiko-shoqërore të qytetit që ai drejton e ku jeton një masë e madhe e shqiptarëve, çka u pa edhe me praninë e madhe të shqiptarëve këtu. Ndërsa në cilësinë e mysafirit është edhe kryetari i komunës ë Hanit të Elezit Rufki Suma. Gjatë këtij debat nga radhët e shqiptarëve foli edhe magjistri i shkencave politike e deputet i qytetit të Lozanës, Musa Kamenica, i cili edhe foli për shkaqet e migrimit të shqiptarëve në Zvicër, duke vu theks të veçantë edhe te migrimet me motiv politik për shkak të dhunës së aparatit policor- ushtarak të Sllobodan Millosheviqit. Ndërsa bashkëbiseduesit tjerë në këtë panel i përkisnin regjioneve të ndryshme shqiptare e që përfaqësonin struktura të ndryshme ku aktualisht jetojnë dhe veprojnë.
Me të përfunduar të debatit në një apero, në qendër të vëmendjes sërish ishte, legjenda e futbollit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Me këtë rast pata një takim të përzemërt me te. Kjo ishte hera e dytë që takoj Lorikun, pas takimit të parë në Hora të Arbreshëve në Sicili, kur i shkrepa me dhjetëra foto në mesin e motrave dhe vëllezërve arbëresh, një nga të cilat bashkë me librin tim “Shtegtimet e një gazetari” i dhurova Lorikut, pasi edhe ai është pjesë e këtij libri në mesin e 100 personaliteteve shqiptare që kam takuar gjatë punës sime prej gazetari. Ndërkohë në Lozanë pashë edhe interesimin e miqve dhe autoriteteve zvicerane që donin të kishin foto me futbollistin tonë elitar, me të cilin shkrepëm edhe ca foto me bashkëvendësit e mi ferizajas, ndër të cilët deputeti i qytetit të Lozanë, Musa Kamenica, që ishte njëri ndër organizatorët e Javës së kulturës shqiptare në Lozanë, të manifestim ky me moton : “Bota Shqiptare”.