Autori i librit “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, Qamil Bytyçi një pjesë të mirë në veprën e tij ua kushton shqiptarëve të shpërngulur në periudha dhe në anë të ndryshme të Turqisë, të cilët edhe i ka vizituar nga afër. Kësaj radhe me disa rreshta për shqiptarët e Sinopit.
Nga Qamil Bytyqi, Stamboll
Babai i gjyshit të Engin Bajra Davuti me djalin Emrullahu dhe me vajzat Nailja dhe Hasimja shpërngulet nga rreth i Prishtinës në vitin 1923 në Sinop në fshatin Ordu.
Në atë kohë nga Kosova në këtë rreth shpërngulën 46 familje në Sinop, por më vonë 40 familje shpërngulën në Stamboll kurse 6 familje mbesin në Sinop.
Engin Bajra është profesor i Gjuhës Angleze dhe student doktorature në larminë e Gjuhës Angleze.
Engin Bayra: E falenderojmë Kamil Bitişin (Qamil Bytyçi) për ç’do gjë. Gjyshërit e mi janë detyruar të shpërngulën në vitin 1922 nga Kosova. Në vitin 1923 janë vendosur në fshatin Ordu të Sinopit. Të dhëna për familjen që kanë ardhur: Nga familja Bajra gjyshi i madh Davuti, gjyshja Azize, fëmijet; Emrullah, Naile dhe Hasime. Kemi të afërm it Ademin dhe Azemin që kanë mbetur në Kosovë. Ju lutem dikush që i njeh këta le të kontaktojnë me mua.
Seyit Özeni nga Bajçina e Podujevës:
Gjyshi dhe gjyshja ime janë shpërngulur nga fshati Bajçina e Podujevës në vitin 1922. Gjyshi im ka lindur në Bajçinë. Një pjesë e shqiptarëve janë shpërngulur në Bursa kurse të tanët kanë ardhur në fshatin Orduköy të Sinopit.
Në këtë fshat jetojnë 5 familje nga farefisi i gjyshit dhe i gjyshes sime. Babai më thoshte se dajen tim Ajvazin e kanë vrarë serbet dhe i kanë mbete vajzat në Kosovë.
FAMILJA SAVAŞ NGA PRIZRENI
Janë shpërngulur nga Prizreni në vitet 1912-1914 dhe njihen si familja Helvaxhi. Babai i gjyshit të Alpay Savaş Syleymani i cili ka lindur në Kosovë me datën 1878 ka ardhur në Turqi me 5 djem dhe një vajzë.
Kurse babai i gjyshit të Bahadır Savaş Hashimi i cili ka lindur në vitin 1898 ka ardhur me dy djem.
Këto dy familje që janë kusheri së pari kanë ardhur në Stamboll pastaj nga Stambolli para vitit 1914 kanë shkuar në Boyabat në Fshatin Katurlu-Muratlı pastaj 4 vëllezër në vitet dyzeta kurse vëllai tjetër në vitet gjashtëdhjeta janë shpërngulur në Stamboll.
Këta thonë se gjyshja jonë 103 vjeqare thoshte:
Sylejmani dhe Hashimi për shkak të sulmeve të serbëve janë detyruar të luftojnë me serbët dhe për këtë shkak janë kërkuar nga policia serbe kanë emigruar mbi gomar.
Alpay Savaş dhe Bahadır Savaş thonë se në fshatrat Katurlu-Muratlı, Tepeköy, Akpınar, Ordu Köyü të Boyabatit ka shqiptarë.