E drejta e qasjes së sindikatave
Ndodhë përsëri e përsëri: Sindikalistët paditen për dhunimin e qetësisë shtëpiake, pasi që me punëmarrësit bisedojnë në vendet e tyre të punës. Me këtë rast situata ligjor është e qartë – dhe pos kësaj edhe gjyqi i qarkut të Cyrihut i ka dhënë të drejtë Unia-s.
Gjyqi i qarkut të Bulach-ut shtatorin që shkoi ka shpall të pafajshëm pesë sindikalistë të Unia-s, të cilët kanë qenë të paditur për dhunim të qetësisë shtëpiake. Ata kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për qasje në kantiere, për ti informuar punëtorët mbi të drejtat e tyre. Në një kantier u mundësua edhe zbulimi i një rasti të rëndë të dumpingut në paga.
Më shumë padi
Në katër raste paditës dhe punëdhënës privat kanë provuar që përmes padive dhe ndalesave shtëpiake të pengojnë punën sindikaliste. Kështu ata duan të pengojnë që sindikalistët të vejnë kontakt të drejtpërdrejtë me punëtorët dhe ti informojnë ata mbi të drejtat e tyre dhe keqtrajtimet e parregullsitë e mundshme.
E drejtë e garantuar me kushtetutë
Qasja e lirë është parakusht për një punë efektive sindikaliste. Vlerësimet dhe mendimet ligjore janë të qarta: E drejta e qasjes është një e drejtë garantuar me kushtetutë. Pasi që liria e ankoruar në te e koalicionit përcakton që për të mbrojtur interesat e tyre punëmarrësit guxojnë lirshëm të bashkohen në një shoqatë. Këtu përfshihet edhe e drejta e sindikatave për të shkuar tek të punësuarit.
Punëmarrësit kanë të drejtë në informacion
Edhe e drejta e punës u garanton sindikalistëve të drejtën për të shkuar në ndërmarrje, për ti informuar punëmarrësit. Për të shpërndarë afishe e fletëpalosje nëpër parkingjet e firmave, vendosjen e broshurave nëpër hapësirat ku bëhen pauzat, çuarja e njoftimeve dhe vendosja e tyre dukshëm, apo nëse është fjala për një bisedë personale në oborrin e hapësirat e firmës, punëmarrësi nuk ka të drejtë të caktojë ndalesa shtëpiake apo të ngre padi penale zyrtare për dhunim të qetësisë shtëpiake. Kjo përderisa sindikalistët me prezencën e tyre nuk pengojnë në mënyrë të panevojshme procesin e punës.
Andaj vendimi i gjyqit të qarkut në Bülach është një shenjë e rëndësishme dhe fuqizon të drejtën e qasjes së sindikatave!
Përgatiti dhe përshtati: Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia