Kosova po vazhdon ttë shkëlqejë me përfaqësimet e sportistëve të saj, të cilët ngado nëpër gara ndërkombëtare, po sjellin medalje fituese për vendin tonë. Një tjetër medalje të artë e ka sjellë edhe Nora Gjakova, e cila mposhti brazilianen Silva, në Grand Prizin të Tibilisit të Gjeorgjisë. Deri tek medalja e artë Nora erdhi pas katër luftërave të fituara, e cila fitoi 700 pikë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Medalje të artë në po të njejtën garë ka arritur të fitojë edhe xhudistja tjetër nga Kosova Loriana Kuka, medalje kjo që edhe Lorianës i solli 700 pikë të reja për lojërat olimpike. Ekipi xhudist përfaqësues i kombëtares së Kosovës, me trajner Driton Kuka, po vazhdon të sjellë medalje të reja edhe këtë vit, duke mos harruar medaljet e shumta që solli nëpërmjet sportistëve të tij për Kosovën.



















