Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Zvicër, Presidentja në Detyrë e Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani pati takime të rëndësishme personalitetet të larta të këtij shtetit si dhe pati i edhe një konferencë për shtyp, me që rast u vlerësuan lartë raportet midis dy shteteve, ndërsa që Alex Kuprecht, President i Senatit konfirmoi se Zvicra do të ndihmjë edhe më tej Kosovën në të gjitha fushat.- Në tëra këto raporte u vlerësua lartë edhe roli i mërgatës sonë të madhe në shtetin mik helvetik.- Në këto takime zyrtare, ate e shoqëroi ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli.
Pas këtyre vizitave Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, potencon se: Në vazhdën e takimeve zyrtare në Zvicër, pata kënaqësinë të takohem me z. Alex Kuprecht, President i Senatit Zviceran (Këshillit të Shteteve). Meqe rast përveç se u rikonfirmua raporti i shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës e Zvicrës, u potencua fakti se në këtë drejtim ka kontribuar dukshëm edhe diaspora jonë e jashtëzakonshme.
Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e bashkëpunimit me Zvicrën në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit, si bazë për konsolidimin e shtetndërtimit, por edhe funksionimit të suksesshëm të shtetit. Konstatuam se një punë serioze në këtë drejtim, përveç se ndikon në përmirësimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës, është edhe mesazh i suksesit ndaj miqve e aleatëve tanë.
Sipas Zonjës Osmani, z. Kuprecht konfirmoi se Zvicra do të angazhohet gjithmonë për Kosovën, gjersa diskutuam për mundësitë që ekzistojnë drejt tërheqjes së investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, fuqizimit të grave dhe krijimit të vendeve të punës për të rinjtë. Takimet e sotme shënojnë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së këtyre objektivave.
Po ashtu gjatë ditës së sotme Vjosa Osmani u prit edhe nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z.Andreas Aebi, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës, meqë rast sidomos u vunë në pah : “ Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e poashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara”,- nënvizoi Osmani pas këtij takimi.
Një takim tejet miqësor ajo pati edhe me mikun e hershëm të shqiptarëve z.
Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i cili i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universtetin Popullor Shqiptar. Duke e vlerësuar këtë kontribut zonja Osmani pas këtij takimi shkruan se : z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara. Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falenderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira”.
( Fotot nga fb i zonj. Vjosa Osmani)