Nga 10 maji, nuk ka më lojëra të fatit

Që nga 10 maji i këtij viti, në Kosovë do të ndalohen përfundimisht të gjitha lojërat e fatit. Kjo sepse pritet të hyjë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i cili kërkon ndalimin dhe mbylljenn e të gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës, duke paralajmëruar se ka filluar me revokimin e të gjitha licencave të subjekteve që merrenn me organizimin e lojërave të fatit.

Pas hyrjes në fuqi të këtij revokimi, cdo veprim ndryshe do të konsiderohet i kundërligjshëm dhe nndaj atij/asaj do të merren masa juridike nndëshkuese për shkelje të ligjit të Kosovës. Për këtë arsye, ATK i ka bbërë thirrje të gjithë atyre që kanë ushtruar këtë veprimtari, që ti marrin masat e nnevojshme për mbylljen e tyre në mënyrë individuale, pa pasur nevojë të ndërhyhet në mënyrë institucionale.