Vit i vështirë
Bota u plak si papritur
Më e vjetër po për bëhet një vit
Vazhdon refren i mirënjohur
Shumë errësirë e pak dritë
Dhe është çudi shumë e madhe
Që bota s’u këndell kurrë
Sa vijnë e nxihen bijtë e korbit
Tha Nonda Bulka dikur
Dhe mes hamendjesh vërtitesh
Të thuash a mos ta thuash ndonjë fjalë
Derisa vështron jashë dritares
Nga maja bredhit niset për diku kjo laraskë
Dhe çuditesh se si një rrufe humbi
Mbase përçoi një porosi mbi botë e hapësirë
Cicëroi atë që mbajmë në grykë
Asgjë nuk ishte bardhë e zi por ishte vit i vështirë


















