20 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës

Sot bëhen 20 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Për veç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë .

Nnjë milionë shqiptarë ishin dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, të cilat i dogjën e i rrënuan paramilitarët serb duke mos i lënë gati asgjë nga mbrapa. Shqiptarët që u dëbuan gjatë rrugës u sulmuan e vranë, u masakruan e u përdhunuan dhe për këtë gjë as sot nnuk është dënuar askush për të paguar së paku një krim të bërë gjatë luftës ndaj shqiptarëve.

As edhe një serb i vetëm nuk u mbyll ne burg, përderisa ka të listuara miliona krime që janë ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, plagë këto për të cilat populli ynë po vuan akoma.