Vetëvendosje shënon 141 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

91

Lëvizja Vetëvendosje të hënën ka shënuar 141 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, me aktivitete të shumta që shënuan gjatë gjithë ditës.

140 vite më parë u mblodhën mbi 4 mijë nënshkrime për peticionin që i drejtohej Kongresit të Berlinit dhe Portës së Lartë. 140 më vonë (vitin e kaluar) 80 deputet tanë firmosën që t’i japin tokë Malit të Zi. Në këtë kuptim, Lidhja e Prizrenit nuk është thjeshtë data e 140 vjetëve përpara, por është ngjarja që nuk është përmbushur ende, dhe në atë drejtim Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është thjeshtë vazhdimi, por mbajtja gjallë e qëllimit që e shkuara na jep si popull, u tha në ligjëratën publike, të mbajtur në Qendrën Historike të Prizrenit, ku të ftuar për të folur për 141 vjetorin e Lidhjes ishin profesori i filozofisë Elvis Hoxha dhe studiuesi i shkencave politike Donik Sallova.

Në këtë ligjëratë u theksua rëndësia që shteti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës të mos mbahen në formë pushteti, por të zhvillojnë politika që përafrojnë shqiptarët si në arsim dhe kulturë ashtu edhe në ekonomi dhe siguri, drejt një të ardhme më prosperuese, që do i bashkonte natyrshëm këto shtete.

Ndërsa në orët e mbrëmjes, përreth murit të kalasë së Prizrenit 141flakadanë të lirisë.