Vasfije Krasniqi dëshmon para Kongresit Amerikan

 

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi, sot ka folur para konngresistëve amerikan, me c’rast ka pëlotur të gjithë të pranishmit, me historinë e saj të trishtë dhe mjaft prekëse.

Ajo me lot në sy dhe me duar tek i dridheshin, rrëfeu tërë historinë e saj, sesi kishte ndodhur atë ditë kur jeta e saj mori komplet kuptim tjetër. Ajo ishte vetëm 16 vjecare, kur një ditë prilli u mor nga paramilitarët serb dhe trupi i saj i njomë u shndërrua në objekt argëtimi i disa burrave bisha të egra, që kishin për qëllim të vrisnin, masakronin, e dhunonin shqiptarë të pafajshëm. Madje, pas gjithë asaj që kishte përjetuar, asaj I ishte kërkuar të mos thoshte asgjë në shtëpi, por me të arritur atje, ata e kuptuar mjaft mirë se cfarë I kishte ndodhur.

Vasfija, edhepse me lot në sy dhe e trishtuar, pas 20 vitesh vazhdon të kërkojë drejtësi, sepse sipas saj nnuk është normale që dhunuesit të ecin lirshëm, të frymojnë lirshëm, të jetojnë lirshëm, përderisa mbi 20 mijë grave të dhunuara, i është nxënë fryma cdo ditë të jetës së tyre. Ajo ka kërkuar drejtësi sot dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi deri në gjetjen e saj.