Shoqata “Kërçova” impresionon me një spektakël unik e mbresëlënës

Në tubimin e 6-të tradicional, në mesin e rreth njëmijë bashkatdhetarëve me prejardhje nga Kërçova me rrethinë, krahas udhëheqësve komunal, Fatmir Deharit e Qamil Aliut, merrte pjesë edhe piktori i madh shqiptar në Paris, Omer Kaleshi dhe përfaqësues të shoqatave simotra nga Gjermania, Austria e Italia

Rexhep Rifati

uskana_logoVështirë është të gjesh ndonjë shoqatë shqiptare në Zvicër që mund të sjellë aq shumë mërgimtar brenda një dite dhe që të realizojë një program aq unik e origjinal sa  Shoqata Kulturore ‘’Kërçova’’ Zvicër. Këto dy e karakteristika kjo shoqatë i demonstroi edhe më datën 10 nëntor të këtij viti në lokalet e diskotekës së mirënjohur “Rinora 4” në Rümlan të Cyrihut. Për të marrë pjesë në këtë tubimin, të 6- tin me radhë, kishin ardhur mërgimtarë nga të gjitha moshat, si dhe mysafirë të shumtë, nga vendlindja: kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Deharit, kryetarit i Këshillit të komunës Qamil Aliu, drejtori të muzeut të Kërçovës – historiani, Dr.sc. Ilmi Veliut , si dhe piktori i madh shqiptar që jeton e vepron në Paris, Omer Kaleshi e të tjerë.

Programi, pas intonimit të Himnit kombëtar, filloi me një fjalim nga kryetari shoqatës Begzat Limani dhe vazhdoi me një fjalë rasti nga nënkryetari i shoqatës, njëkohësisht kryetar i këshillit organizativ të këtij manifestimi madhështor, Florim Useini,  i cili pasi përshëndeti mysafirët, ndër ta edhe nga Gjermania, Austria, Italia e Franca. Useini përkujtoi se  Shoqata Kulturore Kërcova –Zvicër u themelua në mars të vitit 2008, si nevojë e kohës dhe vendit ku jetojmë dhe se ajo vepron në disa fusha të aktivitetit, nga lëmi kulturor e arsimor e deri tek ai humanitar e sportiv. Ndaj edhe me këtë rast nuk u harrua përshëndetja për iniciatorin e idesë për themelimin e saj, Bekim Adili, bashkë me aktivistët që këtë ide e bënë realitet.

Duke i përshëndetur bashkatdhetarët e tij me një fjalë shumë përmbajtëse, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, vlerësoi lartë kontributin e qytetarëve të tij në mërgatë,për format e ndihmës dhenë vendlindjes e në veçanti ruajtjen e gjuhës e të traditës në dhe të huaj. Më pastaj kryesia e shoqatës u dhuroi: kryetarit të komunës Fatmir Deharit, si dhe kryetarit të Këshillit të komunës prof. Qamil Aliut dhe piktorit të madh Omer Kaleshit, iniciatorit të idesë së themelimit të shoqatës Bekim Adilit, dhe drejtorit të muzeut të Kërçovës – historianit Dr.sc. Ilmi Veliut  nga një pikturë apo libër në shenjë falënderimi për pjesëmarrje. Ndërsa, piktori i madh Omer Kaleshi ua dhuroi organizatorëve veprat që për te kanë shkruar emrat e shquar të artit kombëtar e ndërkombëtar, në mesin e tyre edhe Ismail Kadare. Shoqatës iu dhuruan edhe libra, kryesisht monografi për shqiptarët në Zvicër.

Pikat artistike të programit,  ku merrnin pjesë rreth një mijë bashkatdhetar, ishte më se mbresëlënës, për shkak të lojës origjinale  të vogëlushëve, të cilët kishin sjellë këtu edhe lojnat baritore shumë origjinale, që luheshin me instrumente tradicionale popullore, curle e tupan. Gjithashtu kostumet kombëtare , që bartnin vogëlushët simpatik ia shtonin edhe më tepër freskinë këtij tubimi shumë joshës e madhështor. Pati edhe disa pika muzikore nga këngëtar të mirënjohur si Duli, Lindita Purellku apo edhe humori Naim Jusufi në rolin e Xha Selas. Mbrëmja përfundoj në atmosferë gjumë ngazëlluese, ngjashëm me dasmat tradicionale në vendlindje.

Një pikë shumë freskuese ishte shpërndarjen e abetareve për vogëlushët në mërgatë, të cilën si dhuratë më të mirë ua kishin sjellë nga vendlindja, me moton: “që fëmijët tanë ti njohin shkronjat e shqipes edhe në Zvicër, që gjatë procesit të integrimit ta ngadalësojmë asimilimin”.

Shoqata në të ardhmen parasheh formimin e sektorëve të ndryshëm, ( si sektorin e grave, sektorin për integrim, sektorin për bashkëpunim, sektorin për anëtarësim, sektorin mediatik  etj.) takime të rregullta me shoqatat kërçovare, me sponsorët, intelektualët, e tjerë. Pikësynim i drejtuesve të shoqatë, siç thuhet edhe në program është që: „Të kontribuojmë për një shoqatë Kërçovare që të kemi një Kërçovë të dytë edhe në diasporë –Zvicër“

Këtu mund ta shkarkoni Programin e manifestimit dhe Fjalimin z. Florim Useini