Me rastin e përfundimit të një viti mësimor LAPSH-LEPA ‚N.Frashëri‘ në Gjenevë të Zvicrës shfaqi një program festiv para të pranishmëve. Në këtë program u bë përurimi i librit ‚Shkolla shqipe në Gjenevë‘ nga autori Agim Paçarizi, i cili është mësimdhënës dhe udhëheqës i LAPSH në kantonin e Gjenevës. Në librin e tij tregohet për periudhën kohore në të cilën mbizotëronte vullneti e dëshira për ruajtjen e gjuhës dhe traditave të një populli, ku këto të fundit bënë të mundur angazhimet dhe ditët që i festojmë sot. Pikërisht në këtë ditë kryetari Liburn Mehmetaj në mbajtjen e Kuvendit tregoi para prindërve dhe nxënësve për të arriturat dhe sukseset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Për librin në fjalë foli edhe Arif Ejupi, mik i autorit.






















