U nda nga jeta pedagogu veteran Sabri Ramadani

Më 27 korrik 2019, në moshën 86 vjeçare u nda nga ne, pedagogu Sabri Ramadani.

Me këtë rast, në shenjë respekti e nderimi për ketë pedagog të nderuar atdhetar, njeri të urtë e bujar, po publikojmë fjalën kuptimplote të rastit, të mbajtur gjatë ceremonisë mortore në varrezat e fshatit Nerodime nga e mbesa e tij Shkëndie Breznica:

„Sot jemi mbledhur këtu për ta dhënë lamtumirën e fundit i dashur baba, vëlla, gjysh, vjehërr, xhaxha, dajë nip, mik e shok.

Ty që shpërndave diturinë në kohërat më të vështira, në vendet më rurale të Kosovës, si në : Jezercë, Tërn, Komogllavë, Glloboqicë e gjetiu.
Ishe shtyllë e arsimit përherë, na mësove na edukove që me përkushtim ta duam familjen, shoqërinë dhe atdheun.

Sot nxënësit tu nga të gjitha këto treva mbajnë vende kyçe në shoqërinë tonë, si : mjek, inxhinier, pilot, mësues e profesione tjera të çmuara.

Dhurata më e dashur për ty ishte Abetarja, që në shenjë përkushtimi për punën tënde të palodhshme ta dhuroi ish nxënësi yti pas 50 viteve, e e cila të lumturoi shumë!

Si familje jemi krenar që të patëm në mesin tonë !

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Falënderojmë të gjithë të pranishmit që me pjesëmarrjen e tyre në lamtumirën e fundit na lehtësuan dhimbjen.“ 

Shkëndie Breznica

Me abetare në dore (Foto e datës 5 gusht 2018)

Ndërsa e bija e mësuesit Sabri, Sadija, përmes nje postimi ne rrjetin social FB tregon një histori mbresëlënese të viteve te 50’ta, te cilën duam ta ndajmë me lexuesit tanë:

Sabri Ramadani/ Msusi, veteran i pare dhe I fundit I arsimit ne komunen e Ferizajt.
I palodhshem ne kembe udhetoi nga 30 km ne dite gjate dimrit ndersa ne mot te mire me biciklete, per te dhene mesim. I perkushtuar e me kembengulje mblodhi banoret e fshatrave per te shpernda rendesine e shkollimit. Dha drite e dituri ane’kend Ferizajt.

Nje histori e tij nga vitet e 50ta:

prindi i nje femije sjelle ne klase nje thes te mbyllun. Ne thes kishte fute me dhune djalin e tij. Sabri msusi i habitun tej mase merr pergjegje nga prindi se djalin e kishte futur n‘thes per t‘a sjelle ne shkolle, sepse ai kishte frige nga shkolla dhe msusi, se ai kishte pase veshtiresi t’a bind’te djalin te shkoje ne shkolle. Nga mbledhjet dhe bisedat me msusin Sabri, kishte kuptuar rendesine e arsimimit te gjeneratave te reja! Djaloshi i frigshem qe qante e dridhej si thupra u ledhatua dhe qetesua nga msusi dhe prej atij momenti u be nxenes i zellshem!
Sabri Msusi, sa here qe n’a tregonte kete histori ne fund falenderonte te gjithe banoret e fshatrave per rrespektin e madh qe ata kishin ndaj tij, si dhe faktin qe ia besonin edukimin e vajzave dhe djemve te tyre.
E vetekuptueshme eshte atdhedashuria e tij, pa hy ne detaje te tjera…!

U preh‘sh ne paqe babe ?“

Nga Sadije Baumann Ramadani