Zvicra dhe ndryshimet në Sigurimet Shoqërore për vitin 2014

Pak ndryshime tek Sigurimet Shoqërore

 Këtë vit ndryshimet kufizohen në rrafshin e kompensimin e premive dhe kontributet e Sigurimit në rast papunësie.

Kontributet në Arkat e papunësisë

Shkalla e kontributit në Sigurimin e Papunësisë (ALV/AC) për pagën vjetore prej 126’000 Frangave përbënë 2,2%. Për pagat më të larta vjetore deri në 315’000 Franga shkalla e kontributit është 1%, ndërsa tek pagat vjetore mbi 315’000 punëmarrësit lirohen nga pagesa. Risi me këtë rast është se edhe ata me pagë të lartë paguajnë kontributin e solidaritetit prej 1% .

Paga bruto Punëdhënësi Punëmarrësi Totali
Kontributi në pagën vjetore deri më 126’000.00 CHF 1.1% 1.1% 2.2%
Kontributi në pagën vjetore mbi
126’000.00 CHF(rishtas pa kufizimin lartas)
0.5% 0.5% 1.0%

Kompensimi i premive

Rishtas kompensimi i premive do tu paguhen Arkave të Shëndetësisë drejtpërdrejt. Nga ana e tyre Arkat shëndetësore do të heqin kompensimet direkt nga premitë. Kush merr të ardhura suplementare kompensimi i premisë do ti përllogaritet si shumë paushall (premitë mesatare kantonal apo regjionale) tek daljet e të ardhurave suplementare. Kjo shumë paushall gjithashtu do tu paguhen drejtpërsëdrejti Arkave shëndetësore. Harxhimet tjera për Arkën shëndetësore i ngarkohen direkt të siguruarit nga ana e Arkës shëndetësore.

Kontrolloje të drejtën tënde për kompensim premish

Kushdo që ka kontraktuar një Sigurim obligues shëndetësor dhe që jeton në rrethana modeste ekonomike, mund të kontrolloj të drejtën për kompensim të premisë. Secili Kanton e ka të përcaktuar, se cilat parakushte duhet plotësuar. Informohuni tek selia e Kantonit Tuaj. Sipas rregullit për kompensimin e premive përgjegjës janë Entet Sociale. Adresën e gjeni tek rubrika “Dienstleistungen der AHV/AVS” në Web-faqen http://www.ahv-iv.info.

Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia