Thaci mbledhë strukturat e sigurisë lidhur me operacionin në komunat në Veri

Në orët e para të mëngjesit presidenti i Kosovës Hashim Thaci, ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë, lidhur me operacionin e njësisë ROSU të ndërmarrë në komunat veriore, orët e para të këtij mëngjesi.

Në presidencë jannë parë duke hyrë shefi i AKI-së Shpennd Maxhuni si dhe drejtori i Policisë dhe udhëheqësi i Institucioneve të Drejtësisë.

Hashim Thaci ka thënë se në dekadën e dytë për Kosovën nuk do të lejojmë krimin e organizuar dhe aktivitetet e kundërligjshme nuk do të kenë vend në shtetin tonë. Ai ka bërë të ditur se institucionet e rendit dhe drejtësisë po bëjnë punën e tyre të duhur dhe ata kanë nevojë për besim nga qytetarët, sepse ata do të jenë parandalues të ushtrimit të krimit të organizuar brenda territorit të Kosovës.