Musli në kushte shtëpie

Fare lehtë dhe jo me shumë përbërës, mund të përgatisni një mëngjes të shëndetshëm që do t’iu mbajë të ngopur dhe me energji gjatë gjithë ditës.

Një pijatë e pasur me granola, kos, fruta të ngrira dhe pemë është gjithcka cfarë kemi nevojë për të nisur ditën mbarë.

Për këtë recetë iu nevojiten këta përbërës:

Kos grek i kulluar

Fruta të ngrira

Granola

Pemë sipas shijes dhe dëshirës (banane, mollë, kivi, ananas, nektarinë)

 

Mënyra e përgatitjes:

Kosin dhe frutat e ngrira i vëmë në ngrirës dhe i bluajmë derisa masa të jetë e homogjenizuar. Kësaj mase i shtojmë copa nga pemët që kemi përzgjedhur dhe i përziejmë bashkë.

Në gotat në të cilat e servojmë muslin, së pari shtrojmë një shtresë me granola, sipër i hedhim nga masa me kos dhe sipër masës me kos radhisim frutat sipas dëshirës. Gjithashtu mund ti shtoni sipër mjaltë organike dhe fara të ndryshme të cilat i përmbajnë të gjitha vitaminat e nevojshme për organizmin tonë.