Të vendosur ta rrëzojnë Qeverinë

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, janë takuar me c’rast janë dakorduar për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Ata mesa duket kanë filluar ti koordinojnë veprimet për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, por që nuk e kanë bërë të ditur se cfarë hapash do të ndjekin në mënyrë që të arrijnë të sigurojnë 61 vota në Kuvend, për ta rrëzuar këtë qeveri.

Pas takimit të djeshëm që dy krerët e dy partive politike patën, ata bënë të ditur se janë dakorduar që të organizojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe se do të punojnë në drejtimin që kjo qeveri të rrëzohet. Por, tek kanë folur për të gjitha këto, nuk kanë bërë të ditur se cfarë strategjie do të ndjekin që ta realizojnë një plan të tillë, kur dihet se këto dy parti vetëm nuk mund ti kenë numrat e duhur.

Është bërë e ditur se Isa Mustafa së shpejti po planifikon të takohet me kreun e PSD-së Shpend Ahmeti, për të cilën parti deri më tani nuk dihet se cili është qënndrimi i tyre karshi idesë së rrëzimit të qeverisë.