20 vjetori i rënies së gjeneral Shkëlzen Haradinaj

Sot shënohet 20 vjetori I rëhies heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, general Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake I Zonës Operative të Dukagjinit dhe eprorëve të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj dhe të rënëve të tjerë në betejën e Maznikut.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! Rexhep Selimi dhe  Shemsi Syla, së bashku me aktivistë nga qendra e Lëvizjes në Deçan, bënë sot homazhe në Gllogjan, në përkujtim të dëshmorëve të rënë në luftën për liri.

Kosova sot e ka një ushtri falë tyre dhe dëshmorëve të tjerë që nuk negociuan idealet dhe tokën e këtij vendi. Çdo e arritur dhe lëvizje e drejtë për zhvillim, e për këtë popull, për të cilin u flijuan këta dëshmorë, e vë një hap tjetër drejt nderimit të luftës së tyre – e na vë nder në hapin tonë kur shkojmë për homazhe tek ta. Duke e bërë Kosovën një vend më të zhvilluar, e duke e përafruar atë me Shqipërinë preket vizioni i çlirimtarëve. Duke e bërë Kosovën një vend prej ku rinia shikon të ikë sa më parë prekën dëshmorët. Lavdi e përjetshme për Shkëlzenin, Fatmirin dhe Hasimin. Lavdi për gjithë çlirimtarët, vizioni i të cilëve ende na mbanë të angazhuar për atdhe.