Taravarin e ka marr malli për kohën e Ljubço Georgievskit!  

Nga Xhevat Hasani
15 korrik 2024

Kryetari i VLEN-it Arben Taravari para dy ditësh në një intervistë televizive me një gazetar maqedon, u shprehë se ma mirë ka qenë situata kur në pushtet kanë qenë Arbër Xhaferi dhe Ljubço Georgievski. Kjo thënie e Taravari po përkthet shqip i bjen se Lufta se UÇK-së në vitin 2001, për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, ka qenë panevojshme dhe e gabuar, sepse ajo e ka prishur situatën e mirë që na paska sjell asokohe Kryeminstri Ljubço Georgievski, derisa në koalicion me VMRO-në e tij ka qenë PDSH-ja e Abër Xhaferit.

Lidhur me Arbër Xhaferin do t`i thoja Taravarit që para se ta përmend emrin e tij, ta lajë gojën mirë e mirë dhe të marr abdes duke u larë deri në brez, sepse Arbër Xhaferi e ka përkrahur luftën e UÇK-së, kurse ti me këtë intervistë të fundit je deklaruar tërthorazi kundër luftës së UÇK-së të vitit 2001 në Maqedoni.

Lidhur me luftën e UÇK-së do t`i thoja Taravarit se në Marrëveshjen Ndërkombëtare të Ohrit të mbajtuar me 13 gushtit të vitit 2001, ku pikërisht UÇK-ja e ka quar Maqedonin, shqiptarëve u janë dhënë të drejta kombëtare si asnjëherë më parë. UÇK-ja i ka bërë shqiptarët në Maqedoni me dy Universitete, me poste ministrore të dorës së par¨ dhe me pjesëmarrje më të madhe në institucionet shtetrore.

Lidhur me Ljubço Georgievskin do t`i thoja Taravarit se ai ka qenë një antishqiptar me damkë, që në fushatën zgjedhore të vitt 1994 ndër të tjera ka thënë: Shqiptarëve do t`ua presë krahët dhe këmbët si gjelave,  dhe ti e di se gjelave u pritën krahët dhe këmbët pak para se me i vendosur në kusi mbi gropën e zjarrit!

 Lidhur me Ljube Boshkoskin që ka qenë Ministër i Brendshëm në Qeverinë VMRO-iste të Ljubço Georgievskit, do t`i thoja Taravarit se ai ka qenë një bandit antishqiptar i pashoq, që ka rrëmbyer fshehurazi (kidnapuar) gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni 30-të aktivistë shqiptarë, të cilët pastaj i ka vrarë e masakruar në fshehtësi.  Ky bandit ndër të tjerë e ka vrarë me atentat (me njerëz me maska) edhe atdhetarin Naser Hani nga Struga.

Më tej do t`i thoja Taravarit se ska pse e kërkon kohën e Ljubço Georgievskit, sepse gjindet pikërisht në kohën e Ljubço Georgievskit, i cili tani quhet Hristjan Mickovski.

Derisa BDI-ja ka qenë në koalicion qeveritar me LSDM-në e Zaevit, shqiptarët në viset e tyre në Maqedoni janë faktorizuar vazhdmimisht. Ata e kanë pasur edhe postin e Ministrit të Jashtëm, të Ministrit të Brendshëm, dhe për 100 ditë e kanë pasur edhe postin e Kryeministrit.

Kurse nga VMRO-ja e tanishme e Hristjan Mickovskit, VLEN-it të Taravarit memzi se i janë dhënë katër Minisitri-Fuska të dorës së dytë e të tretë, ndërkohë që shqiptarët që kanë pasur poste të larta nëpër minstri, tani më janë diskriminuar duke duke u vendosur në poste të dorës së dytë e të tretë.

Dhe së fundi do t`i thoja Taravarit  dhe atyre dyve që i shkojnë pas, se pikërisht nga VMRO-ja e Mickovskit dhe e Gordana Silijanoskes, kanë për ta ngrënë nga një dru kokës, që kanë për ta mbajtur në  mend gjatë gjithë jetës!

„E kemi masën ngat e kemi për ta matë!“- thotë një fjalë e popullit.