Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër
FALIMENTIMI (paaftësia paguese): Nëse firma juaj falimenton, atëherë sigurohuni që rroga juaj e ardhshme të paguhet në një llogari të bllokuar bankare. (Foto: Adobe Stock)
Pyetje: Unë punojë në një ndërmarrje molerësh. Në kohë të fundit e kam vërejtur se punët në ndërmarrje po ecin keq. Tanimë punëdhënësi im ka shpallur falimentimin. Çka do të ndodh tani me kontratën time të punës? A përfundon marrëdhënia ime e punës automatikisht me shpalljen e falimentimit? Apo, më duhet të punojë më tej, edhe pse është e pasigurt se do të marrë rrogë?
Përgjigje: REGULA DICK: Jo. Shpallja e falimentimit nuk domethënë automatikisht që marrëdhënia e juaj e punës përfundon. Sidoqoftë, ju nuk do të merrni kompensimin e falimentimit nga fondi i sigurimit të papunësisë për punën që bëni pasi të ketë filluar procedura e falimentimit. Kështu që ju rrezikoni të mos merrni kompensim për këtë kohë pune nëse procedurat e falimentimit tregojnë se ndërmarrja nuk ka më asete të mjaftueshme për të paguar pagat. Për më tepër, procedurat e falimentimit marrin një kohë relativisht të gjatë. Sidoqoftë, hapja e falimentimit konsiderohet një tregues se kompania nuk ka aftësi paguese. Sipas Nenit 337 a të së Drejtës Obligative Zvicerane, ju mund të kërkoni që pagat tuaja, të cilat duhet që t’ju paguhen në të ardhmen, të siguroheni, për shembull, që ato të paguhen në një llogari të bllokuar bankare. Vendosni punëdhënësin tuaj një afat kohor brenda të cilit ai juve duhet t’ua siguroi pagat tuaja në të ardhmen. Si afat i përshtatshëm konsiderohet afati nga tri ditë deri në një javë. Nëse brenda këtij afati nuk siguroheni për pagën tuaj, atëherë mund të lëshoni punën pa njoftim afati. Në këtë rast, lajmërohuni dhe regjistrohuni menjëherë në fondin e sigurimit të papunësisë. (Work, 17.01.2020)
Marrë nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 1/2020